'Heshtni përpara Ndues, atij guximtarit që shoqëronte Berishën kur nuk luftohej me brava dyersh!'

'Heshtni përpara Ndues, atij guximtarit që shoqëronte Berishën kur nuk luftohej me brava dyersh!'

11:03, 27/11/2021
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka.

Është e papranueshme dhe e rëndë ajo që demokratët po i bëjnë njeri tjetrit, po i bëjnë vetes së tyre këto kohe. Nuk e kam për ata që PD-në e shohin vetëm në formën e karriges, nga cilido krah qofshin, por për demokratët e thjeshtë që po shahen e sulmohen me njeri tjetrin sikur të jenë armiq!

Shkak për këto radhë në fakt u bënë disa komente e ndonjë shënim portalesh që po i fryjnë sa të mundin sherrit në PD.

Dje në Foltoren e Kurbinit paska folur dhe Ndue Lugja, i cili ndër të tjera paska thënë se po të rilindte dhe njëherë do të donte të ishte Sali Berisha! Pas kësaj erdhën “tallje” dhe ironi drejtuar Ndues!

I pashë me kujdes se kush ishin ata që “talleshin”. Shumica ishin rilindas, disa ishin profile fals por kishte dhe demokratë që kuptohej se nuk e njihnin Nduen!

Ndue Lugja prej vitesh punon në Vatikan, po në dhjetor ‘90 e në vazhdim, ishte nga studentët më trima e guximtarë që ne njohëm!

Ndue Lugja vullnetarisht shoqëronte Sali Berishën ato ditë kur secili nga ne e jo më Sali Berisha, ishte “me kokë në torbë”.

Ishte koha kur luftohej me shpirt e rrezikohej koka për liri e demokraci e nuk luftohej me brava dyersh, për çelësa e karrige zyrash boshe!

Prandaj përpara se të bëni ironi e sulmoni njeri-tjetrin, të paktën pyesni më parë se kë po sulmoni e pastaj mendohuni për hir të kujt e për çfarë e sulmoni!

E kam shkruajtur dhe një herë tjetër, ata që kontaktin e parë me PD-në e kanë pasur në momentin kur të ndenjurat e tyre ranë në kontakt me karriget e pushtetit, bëjnë mirë të paktën të heshtin përpara atyre që kanë rrezikuar e sakrifikuar gjithçka për PD-në!

Mjaft i quajtët “të vjetër” se janë 100 herë më të rinj se ju që ideal keni vetëm karrigen!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sandri28/11/2021 14:20

Respekte per Nduen

Sandri28/11/2021 14:20

Respekte per Nduen

Barbarosa27/11/2021 14:28

Bravoooo Edi!!! Po më bën të besoj se ka demokratë të vërtetë dhe me njerëz si ju diçka e mirë po vjen!!!!!

Barbarosa27/11/2021 14:27

Bravoooo Edi!!! Po më bën të besoj se ka demokratë të vërtetë dhe me njerëz si ju diçka e mirë po vjen!!!!!

DEMOKRATI27/11/2021 11:18

NUK BESOJ SE I NDERUARI NDUE, DO TE KETE PAGUAR NDONJE CENT APO DO TE KETE AKTIVIZUAR NDONJE LOBING PER TE BERE NJE FOTO ME JOE BIDEN!!! SHYQYR O ZOT! RROFSH O Z. BERISHA QE NE 11 DHJETOR FILLON PASTRIMI, HIGJENIZIMI DHE STERILIZIMI I PARTISE DEMOKRATIKE NGA MIKROBET, VIRUSET, KANCERET DHE QELBESIRAT QE E UZURPUAN ATE PREJ 8 VITESH!!!

DEMOKRATI27/11/2021 11:13

NUK HESHTIN DOT PERPARA NDUES NDYRESIRAT SOROSIANE QE UZURPUAN PARTINE DEMOKRATIKE! NUK ESHTE FAJI I SOROSIANEVE, ATA JANE NE TE DREJTEN E TYRE QE TA PERJETESOJNE REGJIMIN E TYRE NARKO-MAFIOZ ENVERISTO-TERRORIST!! FAJI ESHTE I LULUSHEVE, GRIDAREVE, SALIJANJEVE, GJEKMUTEVE, ALIBEAJVE DHE SHERBETOREVE TE TYRE TE QELBUR QE UZURPUAN PARTINE DEMOKRATIKE! GRIDARJA OH-OH-OH-OH ESHTE FIKS NJE TIP PROSTITUTE ORDINERE TOTALISHT E DEGJENERUAR!! JO VETEM NJE PROSTITUTE FIZIOLOGJIKE, MORALE DHE NJEREZORE POR EDHE POLITIKE!! TAMAM NJE PROSTITUTE E SHPIFUR ORDINERE, KU EDHE BUKURIA FIZIKE ZVENITET, SHUHET, SHPIFET DHE SHEMTOHET NE MENYREN ME BRUTALE!! PAS 12 DHJETORIT NUK DO TE KETE ME VEND NE PARTINE E RITHEMELUAR DEMOKRATIKE PER NJEREZ TE TILLE TE TIPIT PROSTITUTE, TE CILET JO VETEM QE NUK KANE ASNJE MORAL DHE ASNJE ELEKTORAT ME VETE, POR JANE TE PABESUESHEM DHE NUK KANE ASNJE PIKE RESPEKTI PER ANTARESINE TE CILET I VOTOJNE, I RESPEKTOJNE DHE I PASUROJNE! ATA E INJORUAN DHE E DHUNUAN NE MENYREN ME TE NDYRE PUBLEK VULLNETIN E ANTARESISE SE PARTISE DEMOKRATIKE!! KETA NDYRESIRA E TREGUAN ME VEPRA QE NUK KANE ASNJE VLERE PER DEMOKRATET DHE PER VAZHDIMESINE E PARTISE DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco