Eno Bozdo-Bashës: Harroje, ti dhe Rama nuk keni për të sunduar më

Eno Bozdo-Bashës: Harroje, ti dhe Rama nuk keni për të sunduar më

16:36, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i kryesisë dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Bashës se do përjashtohen nga PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të gjithë delegatët që do shkonin në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor. 

Sipas Bozdos, e gjitha e përllogaritur me kujdes që Rama dhe ramizmi të mbretërojnë edhe për 50 vite të tjera. 

‘Kjo deklaratë shkon përkrah deklaratave të dy nënkryetarëve, të cilët jo vetëm nuk e kishin problem ndarjen e PD, por madje as zhbërjen e saj’, shkruan Bozdo në Facebook.

Postimi i plotë i Eno Bozdos:

Kjo deklaratë shkon përkrah deklaratave të dy nënkryetarëve, të cilët jo vetëm nuk e kishin problem ndarjen e PD, por madje as zhbërjen e saj.

Nuk është aspak çmenduri, është e gjitha e përllogaritur me kujdes që Rama dhe ramizmi të mbretërojnë edhe për 50 vite të tjera!

Nuk ka për të ndodhur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco