Belind Këlliçi i bashkohet 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha

Belind Këlliçi i bashkohet 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha

18:42, 05/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Belind Këlliçi do t'i bashkohet 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u bërë kështu ligjvënësi i radhës që i bashkohet kauzës për reformimin e Partisë Demokratike.

Syri.net mëson se mesditën e të dielës lideri historik i demokratëve do të zhvillojë 'Foltoren' me të rinjtë e FRPDSH, në Tiranë, te Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve. 

Burime pranë stafit që merret me organizimin e takimeve të ish-kryeministrit Berisha thanë se "të dielën pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi".

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Forumit Rinor të PD do të jenë të pranishëm, ndërsa organizimi mësohet se vijon prej disa ditësh. 

Por, në shenjë hakmarrje për largimin e Këlliçit dhe anëtarëve të FRPDSH te 'Foltorja' e Berishës, Lulzim Basha nuk vonoi dhe 48 orë përpara këtij aktiviteti shpalli zgjedhjet për kryetar të FRPD-së. Ndonëse kompetenca për një vendimmarrje të tillë nuk është as e PD-së dhe as e Lulzim Bashës, por e Kryesisë së FRPDSH. 

Disa javë më parë disa anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor Demokrat i kërkuan zyrtarisht PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar dhe të votohej lidhur me vendimin që mori vetë Lulzim Basha, duke përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Edhe në disa qarqe të vendit shumë eksponentë të Forumit Rinor të PD, i janë bashkuar nismës së ish-kryeministrit Berisha. 

Pjesë e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha janë tashmë deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Luan Baçi, Edmond Spaho si dhe së fundmi Belind Këlliçi. 

Ndërkohë, kanë shprehur qëndrime kritike ndaj Bashës dhe i kanë kërkuar të reflektojë pas situatës kritike që po kalon PD, Albana Vokshi, Tomor Alizoti si dhe deputetja e Korçës, Sorina Koti e cila ishte edhë në "Foltoren" e ish-kryeministrit disa javë më parë. 

Thuajse të gjithë kryetarët e degëve janë kundër Lulzim Bashës dhe kanë mbështetur Foltoren, përfshirë edhe kryetarët e grupseksioneve dhe seksioneve të PD në bazë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco