Shehu: Kongresi, eveniment demokratik për një parti demokratike

Shehu: Kongresi, eveniment demokratik për një parti demokratike

13:46, 24/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Tritan Shehu mbështet idenë për zhvillimin e një kongresi në PD. Shehu shkruan se kongresi është një eveniment demokratik për një parti demokratike.

Sipas tij, të tilla aktivitete, kongrese, debate janë pjesë e aktivitetit demokratik të çdo force politike perëndimore, që është apo aspiron të kthehet në maxhorancë.

POSTIMI I PLOTË

Kongresi, eveniment demokratik për një parti demokratike!

Veçanërisht kur e kërkon shumica dërmuese e pjesëmarrësve të tij.

“Vox populi, vox Dei” – thoshin dikur latinët: këtë nuk duhet ta harrojë kërkush!

Kongresi është një kuvendim i gjerë, shkëmbimi mendimesh, debatesh…

Kongresi, edhe referendumet janë momente ku merr forcë vota e lirë, njerëzit!

Kjo është demokracia me pjesëmarrjen e anëtarësisë në vendimmarrje, zgjerimin e bazës së dialogut, me mundësinë për të arritur në konkluzione sa më të drejta, racionale, duke minimizuar gabimet e rritur transparencën.

Dhe sot për PD, e ndodhur kjo përballë situatash të komplikuara, zhvillimesh jo pozitive, më së fundi fatmirësisht e futur në vorbullën e mendimeve, debateve, diskutimeve të zjarrta e plot pasion, por dhe shpresash midis tyre, si pasojë edhe e këtyre foltoreve të shëndetshme; ky moment ulje në një sallë, diskutimi midis nesh përballë njeri-tjetrit, merr rëndësi të veçantë.

Pikërisht për të piketuar disa kolona për të ardhmen e përbashkët në një ambient demokratik, kolegjial, liberal, duke respektuar e pranuar edhe diversitetin e pa evitueshëm për një parti të gjerë si PD, ndryshe….

Dhe kjo duke filluar nga fraksionet (që unë e kam kërkuar vite më parë), zhvillimi i referendumeve, forcimi i institucioneve kolegjiale, decentralizimi me thellimin e rolit të degëve e anëtarësisë, lidhjen e mandatit të kryetarit me rezultatet elektorale (praktikë kjo e aplikuar tek ne prej vitesh), etj.

Të tilla aktivitete, kongrese, debate janë pjesë e aktivitetit demokratik të çdo force politike perëndimore, që është apo aspiron të kthehet në maxhorancë.

Kjo është e vërteta dhe këtu jo vetëm nuk ka asnjë fije anti perëndim, anti amerikanizëm, anti europianizëm, por përkundrazi kjo nevojë është e bazuar mbi atë eksperiencë e përvojë, pjesë e së cilës jemi dhe ne si anëtarë të PPE.

“Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq” thuhet diku.

Pra le të shfrytëzojmë këto momente të vështira, humbjet, gabimet e mangësitë tona për të implementuar ato rregulla loje, ato marrëdhënie, që do të na garantojnë jo vetëm ne, por dhe Shqipërisë nesër me PD në qeverisje, një të ardhme demokratike, perëndimore, liberale, si themel të zhvillimit e integrimit.

Këtu rëndësi marrin parimet, këtë së pari duhet ta kuptojë e pranojë lidershipi!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiks 27 tetor 202127/10/2021 18:13

Per ke aludoni më sipërm o "tiranas" qe po imiton sot doktorin? Perse nuk e thoni me emer e mbiemer qe lexuesi mos e ngatrojë me dike tjetër?....

tirana24/10/2021 18:31

Kur u zgjodh kryetar i PD-se ne vitin 1995 , ky filloi te imitoje ne te folur e ne xheste Doktorin . Kesisoj edhe sot ne kete masazh duket se e ka kopjuar perseri Doktorin me te gjitha ato qe ai thiote ne Foltoret e tij gjate ketyre javeve te fundit .....??!! Keshtu e ka shtyre si politikan gjate 30 vjeteve fale njohjes personale me Doktorin , tani duket se ju ka ngjitur perseri ...??!!

Shto koment

Denonco