VIDEO/ Bashkia e Durrësit - para shtesë 'Velierës': Tender 248 milionë lekë për projektin

VIDEO/ Bashkia e Durrësit - para shtesë 'Velierës': Tender 248 milionë lekë për projektin

14:43, 23/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Durrësit do të duhet të paguajnë dhe të paktën 2 milionë euro shtesë për përfundimin e ndërtimit të Velierës. Bashkia e Durrësit ka tenderuar 2.5 miliard lekë shtesë, për përfundimin e njërit nga projektet më të kontestuara, për shkak të kostos dhe shkatërrimit të një zone arkeologjike.

Nga SYRI TV.

Në një kohë që mijëra familje janë ende në çadra apo presin rikonstruksionin e banesave të ndërtuara nga tërmeti, Bashkia e Durrësit mendon të kryejë shpenzime luksi duke harxhuar dy milionë euro të tjera për vazhdimin e projektit “Veliera”. Një ditë më parë, është tenderuar një fond prej 2.5 miliard lekësh ose 2 milionë euro, i cili do të përdoret për të përfunduar projektin që duhet të kishte përfunduar dy vjet më parë.

Deri më sot, projekti i kontestuar i Velierës për kostot marramendëse por edhe për shkatërrimin e një zone arkeologjike pranë Portit në Durrës, ka mbetur në këtë gjendje që shihet në këto pamje, ndërsa janë harxhuar deri më sot 4 milionë euro.

Projekti u bë nga një studio italiane, Archea, dhe sipas bashkisë synonte t`i shërbente turistëve të huaj. Megjithatë, për disa kohë projekti u pezullua për shkak se u kundërshtuar nga shoqëria civile, e cila donte anulim të punimeve pasi u zbuluan rrënoja arkeologjike. Megjithatë, gjykata e Durrësit vendosi vazhdimin e punimeve të Velierës, ndonëse u shkatërrua një zonë arkeologjike.

Por, sot pesë vjet pas prezantimit fillestar të projektit dhe pasi do të duhet të ishin mbyllur punimet, qytetarët e Durrësit vijojnë të jenë ende të paqartë, madje janë kundër kësaj vepre.

Ndërtimi i Velierës është një nga projektet më të kushtueshme të “Rilindjes Urbane”, kostot e të cilit shkojnë rreth 10 miliardë lekë, para të cilat nëse do të ishin përdorur ndryshe, mund të kishin zgjidhur shumë probleme sociale në këtë qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco