Sot Foltorja e Beratit/ Nishani fton demokratët: Shpresa po rritet përditë

Sot Foltorja e Beratit/ Nishani fton demokratët: Shpresa po rritet përditë

11:02, 22/10/2021
A+ Aa A-

Sot në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Beratit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ish-presidenti Bujar Nishani tha se do jetë pjesë e kësaj Foltoreje.

“Të premten do t’ju bashkohem demokratëve të Beratit dhe të trevave të atij qarku, në Foltoren e z. Berisha.

Shpresa për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike po rritet me shpejtësi, nga dita në ditë.

Berati me “aristokracinë e tij qytetare” prej shekujsh ka rrezatuar shkëlqimin e civilizimit shqiptar.

Tashmë Berati dhe demokratët e atij qarku kanë misionin historik t’i japin energjinë e merituar shpëtimit, bashkimit, ringritjes dhe forcimit të Partisë Demokratike si shpresa e vetme e patriotizmit, lirisë dhe të drejtës për shqiptarët.

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë,” shkruan Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari22/10/2021 13:11

Jari. Nuk ka nevoje te me besh ti thirje per pjesemarje ne foltore. Je shume pas meje ne PD. Mos na i bastardoni foltoret ti Astrit Veliaj etj. Une sot jam ne Berat sepse vjen lideri historik jo se me ben thirrje ti dhe Veliaj (Astrit).

Shto koment

Denonco