Basha: Jam rritur me 15 % mes demokratëve pasi përjashtova Berishën

Basha: Jam rritur me 15 % mes demokratëve pasi përjashtova Berishën

14:49, 20/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha bëri një deklaratë sot, e cila u përkthye si një meme e gatshme nga mediat sociale.

Ai tha se ka mbështetjen e 95 përqind të demokratëve.

Basha nuk tha se cili sondazh kishte arritur në këtë përfundim.

Por nga kjo e dhënë i bie që Basha e ka rritur ndjeshëm popullaritetin mes demokratëve pasi përjashtoi liderin historik, Sali Berisha.

Nëse në zgjedhjet për kryetar ai mori 80 përqind të votave, përjashtimi i Berishës i ka shtuar 15 përqind të mbështetjes.

Përtej faktit se ky mbetet subjekt memesh, një sondazh i Euronews para pak ditësh zbuloi rënien pikiatë të mbështetjes së demokratëve për Bashën. I njëjti sondazh zbuloi rritjen e ndjeshme të përkrahjes për Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi20/10/2021 18:42

…ore , mos e ke bere sondazhin tek PS-ja?!Edhe atje nuk te kane mbeshtetur kaq shume , mgjs me ate qe bere, ti con uje ne mullirin e PS-së.Jep doreheqjen dhe shko te Rama te te caktoje n/kryetar te PS .Atje ke edhe patronazhista , ti bejne sondazhet ,si ti duash ti.

Xufe20/10/2021 18:29

Nqs tu ka shtuar mbështetja te socialistët e Ramës të cilët tallnin b,,,,, deri dje me ty se te demokratët jo,nuk t'u ka shtuar mbështetja. Meqë Basha beson ashtu pse nuk e mbledh kongresin dhe të votëbesohet dhe t'ja mbyllë gojën Sali Berishës. Basha me këtë perçarje që po i bën PD po tregon që është i Sorosit dhe po i shërben atij sepse Soros e ka çue në shkollë në Hollandë.

GENCI20/10/2021 18:00

PO KY KA PJERDHUR PERFUNDIMISHT OSE E KANE KAPUR NGUSHTE DHE SDIN CA THOTE

Daku20/10/2021 15:45

Njeriu deshperohet, por nuk rroitet kaq keq.

Skrapari20/10/2021 15:01

Me vjen keq ta them se deri pak kohe me pare ishte kryetar i PD, por qenka koqe fare.

Shto koment

Denonco