Kushi viziton gjimnazin Çajupi për t'i ‘lartësuar’ figurën, pas përdhosjes nga dyluftimi i ‘zyshave’

Kushi viziton gjimnazin Çajupi për t'i ‘lartësuar’ figurën, pas përdhosjes nga dyluftimi i ‘zyshave’

09:56, 16/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e premte gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në Tiranë në një tentativë për të rregulluar imazhin e përdhosur të kësaj shkolle dhe të Arsimit në tërësi, pas dyluftimit të dy mësueseve dhe skandalit që pasoi deri në nxjerrjen e armëve.

Kushi tregoi në Fb të shtunën se bashkëbisedoi gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës.

"Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë, - shkroi Kushi në Fb. - . Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit "Andon Zako Çajupi" në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco