Çani-Bashës: Ndoshta Kastrati dhe Mane janë vonuar me ndonjë gjë

Çani-Bashës: Ndoshta Kastrati dhe Mane janë vonuar me ndonjë gjë

09:29, 15/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha i quajti oligarkë Shefqet Kastratin dhe Samir Manen, që Edi Rama preferoi t’i konsideronte “sipërmarrës dhe bizesmenë të mëdhenj” gjatë seancës në parlament dhe si rrallëherë foli me emra.

Basha përmendi Shefaqet Kastratin për kontrabandë nafte dhe Manen për tenderin e tunelit të Llogarasë. 

Por fakti që përmendi vetëm dy emra dhe jo të tjerë është seleksionim sipas gazetarit Arian Çani. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Çani tha se ndoshta këto të dy janë vonuar me ndonjë gjë dhe ndoshta kanë kaluar afatet, sepse sipas tij nderi ka afat.

“Ka një rregull që nga kohët e lashta që mjafton të flitet për ty dhe kjo është reklamë. Mospërmendja është skenari më i keq. Kjo nuk është gjë e keqe për ata. Por fakti që përmend vetëm ata të dy dhe lihen 2-3 të tjerë se di pse bën seleksion. Ndoshta këto të dy janë vonuar me ndonjë gjë. Ndoshta këta të dy kanë kaluar afatet, sepse Basha duhet t'i përmendë të gjithë. Nderi ka afat”, tha Çani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco