Mungoi në Foltore/ Demokratët kuksianë kryqëzojnë deputetin e tyre

Mungoi në Foltore/ Demokratët kuksianë kryqëzojnë deputetin e tyre

11:32, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ndërsa gjithë demokratët e Kukësit ishin derdhur dje në shesh për të pritur liderin historik demokrat, ai që mungonte ishte deputeti i tyre, Flamur Hoxha.

Edhe pse u ka marrë votën, ai nuk denjoi të shkonte në sallë, duke bërë një postim në median sociale.

“Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD,” shkruante ai.

Por një breshëri komentesh e kryqëzuan deputetin e tyre, duke i kujtuar se i ka marrë votat e tyre, por po i tradhton interesat e votuesve.

DISA NGA KOMENTET

“Ky zotëria duhej të ishte atje përkrah votuesve të vet, sepse aty e mori votën”.

“Ty të ka sjellë rasti te PD, nuk ka mundësi të jesh demokrat”.

“vazhdo takimet me bazën, votat i ke marrë nga baza, jo nga SHQUP-i”

“Edhe në pamje i ngjake Lulit, duket se jeni mirë me qeverinë”.

“Ti dukesh se je sahanlëpirës, vetëm kuksiane nuk je ti, kuksianët ishin në sallë, ti fshiheshe në ferra si hajdut, e turpërove Kukësin, jazëk”.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana13/10/2021 19:03

Prandaj duhej qe partia demokratike te kishte ngritur qe ne krye te heres administraten e saj te perhereshme , per ti dale perpara ketyre demokrateve te kuq qe i kane marre Shpirtin dhe Erzin elektoratit te paster ne vite gjate jetes se saj politike .

t13/10/2021 11:54

Ke hedh lekë se ndryshe nuk shpjegohet.Votat i more si pjese e pd,provo te dalesh i pavarrur ne kukes dhe do ta marresh pergjigjen

Korabi13/10/2021 11:47

Me vjen keq per Flamurin ,ka nje halle te madhe nga e kaluara,por nuk do te shpetoji corbes se prishur qe ka hanger.Ja kane rrahur veshet qe kulishe nuk behet dot qene i shkreti

Shto koment

Denonco