Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Kolapsi i drejtësisë, Vasili: Shqipëria rrezikon miliona euro gjoba nga Strasburgu

Kolapsi i drejtësisë, Vasili: Shqipëria rrezikon miliona euro gjoba nga Strasburgu

13:43, 12/10/2021
A+ Aa A-

Nisur nga vendimi i datës 12 tetor 2021 të Gjykatës së Strasburgut lidhur me dosjet e Prof. Petrit Bares dhe një të dënuari për vrasje, Eduard Kola, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka ngritur zërin sot për pasojat financiare që po bien mbi Shqipërinë nga mijëra dosje të bllokuara në gjykatat shqiptare, si pasojë e kolapsit të sistemit të drejtësisë.

Sipas Vasilit, Shqipëria rrezikon të bëhet nj precedent në botë duke paguar dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat gjyqësore.

“Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dënon shtetin shqiptar me gjobë deri në 2300 euro vetëm për vonesat e pajustifikuara në gjykimin e çështjes, - tha Vasili në Fb. -

Llogaritni mbi 70 mijë dosje që ndodhen aktualisht të bllokuara nëpër gjykata me vite të tëra dhe që nuk kanë asnjë shans që të gjykohen edhe për shumë kohë.

Llogaritni që për një çështje ka më shumë se sa një person të interesuar.

Shqipëria rrezikon pas këtij vendimi që përbën një precedent, që të paguajë dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore, nëse këto vonesa do të shkojnë të ankohen nga qytetarët në Strasburg

Kjo është një nga pasojat shumë të rënda të kolapsit të sistemit të drejtësisë dhe mungesave kritike në numrin më minimal të nevojshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ja vendimi i marrë sot në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen Bara dhe Kola,” përfundon Vasili duke treguar dokumentet.

Petrit Bare është profesor doktor në Universitetin e Mjekësisë, që pasi ka hyrë në konkurim për postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, ka pasur ankesë për procedurën e zgjedhjeve.

Kurse Eduard Kola është i dënuar për vrasje me paramendim dhe ai është ankuar për zgjatjen e afateve të paraburgimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco