74 vjetori i martirizimit të parlamentarëve të Lirisë!

74 vjetori i martirizimit të parlamentarëve të Lirisë!

10:58, 11/10/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, më 10 tetor të vitit 1947, kryexhelati Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, firmosi ekzekutimin për bindjet dhe idealet e tyre politike të 16 deputetëve të opozitës shqiptare dhe bashkpuntorëve të tyre.

Këta burra të shquar të kombit në kushte të një terrori të egër stalinist dhe me guxim të jashtëzakonshëm themeluan duke hapur me duart e tyre varrin vetes, opozitën e parë të vertetë shqiptare dhe flijuan në themel të saj jetën e tyre. Pas këtij akti barbar të regjimit, të bazuar në tortura çnjerëzore dhe një farsë gjyqësore në zbatim direkt të vendimit të Enver Hoxhës dhe Byrosë së tij Politike, në Shqipëri do vendosej monizmi ekstrem, diktatura komuniste më e egër e më staliniste në Europë.

Deputetët e opozitës së parë shqiptare dhe bashkpuntorët e tyre, themelues të pluralizmit politik në Shqipëri, vërtet u ekzekutuan 74 vite më parë por ata u përjetësuan në idealet e lirisë, për të cilat bënë sakrificën sublime. Këto ideale do ngadhenjenin përsëri në Shqipëri me revolucionin demokratik të dhjetorit 1990.

Sot, pas 30 vitesh pluralizëm politik, në qeveri janë pasardhësit e Hitlerit shqiptar të Pasluftës dhe bllokmenëve mizor, Edvin Kristaq Rama dhe neobllokmenë të tjerë. Ata kanë zëvendesuar diktaturën mizore të etërve të tyre me narkoshtetin apo diktaturën e drogës dhe krimit në Shqipëri.

Prandaj dhe sot, duke shprehur mirenjohjen më të thellë dhe perulur me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Riza Danit, Selaudin Totos, Shefqet Bejes, Enver Sazanit, Kolë Kuqalit, Sheh Ibrahim Karbunarës dhe të gjithë deputetëve dhe bashkpuntoreve të tyre për sakrificën sublime, që bënë për lirinë e shqiptarëve, le të zotohemi ne që të ringrejmë Partinë Demokratike si opozitë të vertetë në Shqipëri ashtu siç u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator në Dhjetor të vitit 1990 dhe të largojmë sa më shpejt nga pushteti Edvin Kristaq Ramën, pasardhësin direkt të xhelatëve të parlamentarëve të lirisë.

Nder përjetë martirëve të pluralizmit politik shqiptar! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali11/10/2021 11:26

Pyeteni shokun Sali a denoi ndonje nga ata kriminele qe shkaterruan kete komb ??? Nese po cilet dhe per cfare, pastaj hajde flasim. Keni filluar edhe ju jeni bere pale....... medemek jeni media e pavarur

Shto koment

Denonco