‘Skandali Kurz’, Edi Rama dhe Top Channel

‘Skandali Kurz’, Edi Rama dhe Top Channel

14:52, 10/10/2021
A+ Aa A-

Nga CNA.al

‘Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak, Sebastian Kurz’.

Është ky lajmi i raportuar me detaje nga Top Channel, ditën e sotme.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por ashtu siç e citon edhe Top Channel në tekst, edhe në mediat evropiane dhe ato austriake raportohet se ‘skandali Kurz’, është për shkak të blerjes së qëndrimeve pozitive.

Pra, akuzohet se ka financuar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive ndaj tij.

Mos është i njëjti rast dhe me Top Channel, i cili është pa asnjë diskutim është megafon i Qeverisë.

Mos vallë ‘skandali Kurz’, duhet të jetë ‘skandali Rama’ në Shqipëri?

Top Channel, një televizion që drejtohet nga një ish deputet i Partisë Socialiste, ish-Ministër i Partisë Socialiste është kthyer në papagallin e Edi Ramës.

Ndërsa Kurz, paska blerë disa qëndrime pozitive në media në Austri, po Top Channel, çfarë ka bërë në Shqipëri?

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, ish-deputet, ish-Ministër i Partisë Socialiste, është i lidhur në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet bashkëshortes së tij apo është në ortakëri edhe me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, drejtpërdrejt me një kompani të regjistruar në Shqipëri.

A nuk janë blerje pozitiviteti apo propaganda të shfrenuara me paratë e taksapaguesve të cilët, detyrohen edhe pse të varfër të paguajnë koncensione qindra miliona –euro, të prodhuara nga ortakëria me pronarë televizionesh, përfshirë këtu Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2021 16:36

Kurtz është i “djathtë” ndërsa E Drama me blushiqët, gugallet, topët & CO janë të “majtë”. Dihet botërisht që korrupsioni është në pronësi të së majtës që punon e rri pa gjumë për popullin, prandaj ka të drejtë të drejtojë tërë buxhetin në xhepat e “udhëheqësve” të popullit, ndërsa e djathta si armike e popullit nuk ka asnjëherë të drejtë. Në krahasim me Kurtz që bleu disa favore (reklamë elektorale), E Drama e përdori tërë buxhetin me ble vota, me ble media, me ble miell për fatkeqet në këmbim të votës, pagoi e vazhdon të pagojë 30 mijë persona me rroga shteti persona në shërbim elektoral të partisë, persona që nuk shkojnë në punë por marrin rroga. Pastaj shpall krizën e zezë që u zbraz buxhetu, u dyfishua borxhi, do mungojë energjia, nuk rriten rrogat e pensionet, sepse po të rriten rrogat ( e klanit Rama) populli do vdesë për bukë. Askush nuk bën ciu ciu përveç Lulit tl vogël që bën cërr.

Shto koment

Denonco