'Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar'

'Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar'

10:59, 26/09/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani.

Lulzim Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më.

Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar.

Pse Shqipëria dhe interesi kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej Lulzim Bashës?!

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush t'i dalë përballë e ta rrëzojë!

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabilizimin e të gjithë rajonit dhe po përgatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben si "make up" i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e Lulzim Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.

Lulzim Basha e ka kthyer PD-në dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së Edi Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i Lulzim Bashës me Edi Ramën në dëm të interesit kombëtar dhe në interes të destabilitetit rajonal.

Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/09/2021 13:17

O DEMOKRATE SHQIPTARE! TE NGRIHEMI QE TE GJITHE NE KEMBE E TE LARGOJME NGA PARTIA JONE TE BIRIN E ENVER HOXHES!! NGA DRITARJA HYRI NE PD, NGA DRITARJA DUHET TE VERVITIM, NESE NUK PRANON TE LARGOHET ME TE MIRE E ME QETESI NGA DERA! SA ME SHUME I REZISTON PERBALLJES ME BAZEN, AQ ME SHUME E TRASH ZULLUMIN DHE AQ EMERGJENTE DHE E DOMOSDOSHME BEHET LARGIMI I TIJ! KUKULLA E RAMES DHE USHTARI I SOROSIT ME GJITHE GAZRAT DHE DUMRAT E TIJ TE LARGOHEN SA ME PARE, NESER DO TE JETE TEPER VONE! ZGJEDHJET VENDORE DHE PARLAMENTARE JANE VITIN TJETER. PD NUK KA ME KOHE PER TE HUMBUR! BASHA PO PUNON KUNDER PD DHE PER INTERESAT E VETA DHE PER BASHKEQEVERISJE ME RAMEN!

Shto koment

Denonco