VIDEO/ Policia e shoqëroi pas protestës, Goxhaj: Kur ja bëjnë këtë një avokati, imagjino të tjerëve!

VIDEO/ Policia e shoqëroi pas protestës, Goxhaj: Kur ja bëjnë këtë një avokati, imagjino të tjerëve!

22:12, 25/09/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në orën 18:00 u mbajt një tjetër protestë kundër vaksinimit të detyruar.

Pas përfundimit të protestës në polici u shoqëruan 8 persona, mes tyre edhe një prej organizatorëve kryesor të protestës, avokati Altin Goxhaj.

Ndërkohë mësohet se pas shoqërimit në komisariat Goxhaj është liruar nga ana e policisë dhe menjëherë ka dhënë një intervistë për Fax News.

“Sot ne i kemi dhënë mesazhin tonë George Sorosit. Dokumenti që kemi nxjerrë në orën 4 e gjysmë, këtu në Lezhë shihni që janë me mijëra njerëz që janë të grumbulluar dhe nuk ka pasur asnjë problem. Koncepti është shumë i thjeshtë , arsyeja përse u morën me ne ishte e veçanta që kishte sot protesta. Ne sot artikuluam: George Soros, larg duart nga Shqipëria!

Edi Rama pati një deklaratë të çuditsme në OKB që e bëri menjëherë pasi u takua me George Soros ku tha se do të vaksinonte edhe foshnjat e gjirit. Pra ky njeri e ka ndarë mendjen që do e bëjë këtë gjë.

Bëra deklarimin zyrtar i mora përgjegjësitë unë për protestën. Kur ja bëjnë këtë një avokati imagjino cfarë ndodh me qytetarët e thejeshtë. Kjo është një luftë, lufta e 3 botërore. Dilni dhe luftoni për fëmijët tuaj, për këtë geniocid që po mundohen të bëjnë ndaj nesh”, është shpreh Goxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco