'Dashuria e ndaluar me vendim qeverie. Beteja për Partinë Demokratike'

'Dashuria e ndaluar me vendim qeverie. Beteja për Partinë Demokratike'

20:52, 25/09/2021
A+ Aa A-

Nga Sabah Jemishta

(Beteja për Partinë Demokratike)

Unë i njoh personalisht të dy, edhe Berishën, edhe Bashën. Kam punuar me të dy.

Kur amerikanët ushtronin presion ndaj Berishës President dhe Kryeministër i kam mirëkuptuar me mendimin se po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë shqiptare, duke mos lejuar një njeri të vetëm të përdorë të gjitha pushtetet.

Kur shoh amerikanët e pas 2013- tës që hoqën çdo maskë diplomatike për t’i dhënë Edi Ramës pushtetin e një mbreti absolut të kohës së mesjetës dhe mbyllën sytë dhe veshët edhe përballë krimeve të tilla si mbjellja e gjithë Shqipërisë me drogë, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjithë institucioneve të shtetit nga një person i vetëm, shkelja e përditshme e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi hapur me krimin e organizuar etj, atëherë mu krijua bindja se gjëja që më pak ju interesonte amerikanëve në Shqipëri, është demokracia dhe funksionimi i saj.

E vetmja shpresë që të rikthehet demokracia në vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhgënjyes të partive dhe nismave të reja në zgjedhjet e fundit.

Çorbën paszgjedhore në PD, duke shpallur non grata Berishën, e gatuan me qëllimin e vetëm, që PD të mos reagonte për masakrën zgjedhore të prillit dhe të bëhej qingji i qeverisë, siç dhe u bë, me vendimet allasoj të Bashës.

Demokratët dhe gjithë njerëzia, edhe socialistët, prisnin që PD të reagonte për farsën zgjedhore, por ndodhi e kundërta.

Pse Basha nuk reagoi fare për zgjedhjet, por shkoi si qingj në kuvend duke stërdëgjuar me përkushtim të plotë pordhët e Edi Ramës?

Ai nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë. Ky quhet bashkëpunim në krim dhe demokratët nuk mund dhe nuk duhet ta kapërdijnë këtë.

Rruga që po ndjek Berisha me Foltoren e tij, është një mundësi statutore për të çliruar PD nga Kryetari që ka vepruar në kundërshtim me interesat bazike të anëtarësisë së saj.

Që nga tradhëtia që i bëri Çadrës në 2017, Basha ka humbur mundësinë për të qenë Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve të grabitura të prillit, ka humbur dhe të drejtën de facto dhe de jure për të qenë Kryetar i PD-së.

PD duhet të mbetet një forcë politike shqiptare me orientim euroatlantik, siç është krijuar, me qëllim të mbrojë demokracinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjithë lufta që bëhet kundër saj, qoftë nga komunistët me Edin në krye, qoftë nga misionarët e tjerë, është të zhbëjnë dashurinë për vendin dhe qendresën ndaj kujtdo për interesat imediate të shqiptarëve në rajon.

Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurinë për atdheun duke e cilësuar atë si primitive dhe të kaluar. Edhe shoqja Kim e quan të shkuar. Lufta bëhet që Jugosllavia e Re të jetë atdheu i shqiptarëve.

Zoti Basha, të lutem jep dorëheqje, pasi askush nuk beson më që ti mbron dhe lufton për interesat shqiptare, gjë për të cilën të kemi zgjedhur!

Nëse nuk jep dorëheqje, demokratët do të heqin, jo se janë antiamerikan, por ngaqë janë proshqiptarë. Sikur është për amerikanët Amerika e para, për ne është Shqipëria e Para.

Mos u fshih pas gishtit! Nuk do të bëhet Berisha Kryetar i PD-së. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , siç e ke dhe ti. PD është e demokratëve, ata e vendosin kush do t’i drejtojë. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t’i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai që shkrove libër, por misioni yt i vërtetë ka mbaruar.

Mos dëgjo ata lëpirësit që ke mbledhur dhe presin çdo ditë të bashkëqeverisësh me Edi Ramën; as që të thonë se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partinë.

PD, pothuajse në çdo pallat e ka nga një si ti.

Suksese në jetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco