'Mbledhje me opozitën’/ Kurti flet pas thirrjes së Abdixhikut: Shteti më i rëndësishëm se partitë

'Mbledhje me opozitën’/ Kurti flet pas thirrjes së Abdixhikut: Shteti më i rëndësishëm se partitë

16:46, 25/09/2021
A+ Aa A-

Menjëherë pas deklaratës së kreut të LDK Lumir Abdixhikut rreth tensioneve në veri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë sinjale se mund të ketë një takim me opozitën për të diskutuar për situatën e krijuar.

Kurti theksoi se tani është e rëndësishme që të gjithë të jenë bashkë dhe ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Padyshim që mund të ketë një takim të tillë. Ajo çfarë është më e rëndësishme tash është që të gjithë ne pavarësisht se a jemi politikanë apo nuk jemi politikanë, a jemi në pushtet apo në opozitë, duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, e cila sot është emri kryesor i integritetit të kufijve, i ligjshmërisë së Kosovës dhe i kushtetutshmërisë gjithandej”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti komentoi mbështetjen që ka treguar Lidhja Demokratike e Kosovës, për qeverinë pas situatës së krijuar në veri.

Ai tha se në këtë kohë të gjithë duhet që ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Është çështje politike mirëpo edhe më shumë se çështje politike është çështje e ligjshmërisë dhe e kushtetutshmërisë. U bëjë thirrje të gjithë politikanëve ose jo, që të jenë falenderuses e mirënjohës për PK-në dhe ta mbështesin atë sepse shteti nuk ndërtohet vetëm me politikanë, por me ligjshmëri, rend e stabilitet, institucionalë  publik”, ka thënë ai.

Gjtihashtu Kurti deklaroi se e shteti është më i rëndësishëm sesa partitë politike dhe politikanët.

“E ardhmja jonë është e sigurt, e qëndrueshme në masën në të cilën shtetit është më i rëndësishëm sesa partitë politike e politikanët”, ka thënë më tutje Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco