Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, zbulohet arsyeja

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, zbulohet arsyeja

10:37, 27/05/2024
A+ Aa A-

Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë për korrupsion në zgjedhje.

Prokurorët e SPAK ishin të  pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi.

Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat.

Gjykata sipas akteve ka njoftuar avokatin Edmond Dema e Artjon Kasa, dhe më pas i pandehuri kishte kërkuar që të mbrohej nga Geni Gjyzari, teksa ky i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve. 

Gjykata cakton avokat kryesisht Pranvera Doçi për Belerin, ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin.

Seanca u shty për datën 07.06.2024, ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco