Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

'Edhe në mes të civilizimit, kërkesa për të votuar i tërbon spiunët modernë'

'Edhe në mes të civilizimit, kërkesa për të votuar i tërbon spiunët modernë'

08:15, 27/05/2024
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia.

Edhe pranë Milanos, në mes të civilizimit, kërkesa për të votuar tërbon patronazhistët ose spiunët modernë. U dyndën me avionë, autobusë e ç'të mundnin sepse partia thërret.

Partia është në ditën më të zezë sepse i madh e i vogël e ka kuptuar që nuk është më parti por një organizatë thellësisht e inkriminuar që tmerrin më të madh ka votën e lirë. U dyndën spiunët modernë nga zyrat e administratës, shërbëtorë të të keqes për të mbrojtur rrogat dhe vjedhjet e pafund.

Nuk janë emigrantë! Emigrantët e shumtë që kam njohur edhe gjatë kohës që kam jetuar në atë zonë, janë njerëz të ndershëm e dinjitozë, që nuk jetojnë në kurriz të taksapaguesve, nuk jetojnë duke spiunuar komshiun, nuk jetojnë duke vjedhur, nuk vërsulen në fushata duke blerë dhe grabitur vota me kriminelë dhe sigurisht nuk nxjerrin flakë nga veshët e llum nga goja kur shohin një banderolë që shkruan "dua të votoj".

Emigrantët e mirë dhe të ndershëm ikën pikërisht nga Rama - kryehajduti drejtues i patronazhistëve të eksituar - edhe pse të lodhur nga rrugë e gjatë.

Emigrantët i përzuri sepse Shqipërinë e bëri të pajetueshme për të ndershmit dhe parajsë për hora e kriminelë që i futi në parlament, qeveri, bashki dhe në të gjithë administratën. Janë ata të cilët marrin rrugët në mbështetje të tij sa herë kryehorri hajdut Rama ka nevojë.

Janë ajo turmë që me babëzinë dhe servilizmin e tyre boshatisin çdo ditë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco