Saiti: Kombi shqiptar akoma nuk ka miratuar një rezolutë ku të dënohen krimet serbe

10:56, 27/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar rezolutën e OKB që e cilëson masakran e Sebrenicës një gjenocid serb ishte gazetari, Gazmend Saiti.

Saiti është shprehur se akoma ne si komb shqiptar nuk kemi miratuar një rezolutë ku të dënohen të gjitha krimet e Serbisë.

"Akoma nuk është arritur binishi që Serbia të dënohet për krimet që ka kryer dhe të quhet një shtet gjenocidial. Ne si komb akoma nuk kemi arritur që ta dënojmë Serbinë për krimet e tyre, ka pasur një reagim nga opozita që të miratohet rezoluta por mazhoranca ka refuzuar ta pranojë.

Retorika e Dodik që kërkon të ndahet përfundimisht republika serbska, por SHBA ka reaguar duke u shprehur se nëse kërkoni të ndaheni përfundimisht dhe ju do ta humbisni dhe atë që keni.

Institucionet e shtetformimit janë ngritur pasi janë printuar targat, kartat e identitetit por akoma nuk është shkëputur zyrtarisht. Kjo është shumë e rrezikshme pasi rrezikohet veriu i Kosovës dhe në Malin e Zi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco