BE-ja na mbylli dyert prej keqqeverisjes/ Rama në ‘Financial Times’: Europa është ballkanizuar

BE-ja na mbylli dyert prej keqqeverisjes/ Rama në ‘Financial Times’: Europa është ballkanizuar

10:50, 27/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i cili ka hyrë në historinë e vendit si personi që ka bllokuar më së shumti integrimin evropian, vendosi të sulmojë hapur Bashkimin Europian.

Gjatë një interviste për Financial Times, Rama tha se Europa është ballkanizuar.

“Evropa është ballkanizuar,” tha ai. “Ne ende e shikojmë Evropën si një vend ku do të mbrohemi nga shpërthimet e nacionalizmit që na çojnë në konflikte dhe luftëra. [Por] lëvizjet nacionaliste në Evropë jo vetëm që kanë gjetur një hapësirë në politikë, por kanë infektuar ose prekur [lëvizjet e tjera].”

Kujtojmë se BE i ka mbyllur dyert e integrimit Shqipërisë për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

Gjatë intervistës për gazetën britanike, Rama tha gjithashtu se Shqipëria nuk do bëjë marrëveshje me asnjë vend tjetër përveç Italisë për pritjen e refugjatëve.

Rama zbuloi se ish-kryeministri britanik, Boris Johnson i kishte kërkuar që të nënshkruanin një marrëveshje të ngjashme, por ai kishte refuzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco