KAFE SHQETO/Takimi i Ramës në Milano, Bytyçi: Streha e fundit e politikanëve të dështuar është nacionalizmi

KAFE SHQETO/Takimi i Ramës në Milano, Bytyçi: Streha e fundit e politikanëve të dështuar është nacionalizmi

10:10, 27/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qene ish analisti dhe pedagogu Enver Bytyçi. Ai ka komentuar takimin e djeshme të Ramës në Milano.

Enver Bytyçi: Arritjet në dobi te shqiptarëve dhe të kombit shqiptar, as në Athinë, as në Milano, janë baraz me zero. Nuk diskutohet që veprimtari të tilla nuk janë as në interes e as në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë në interesa të një individi, të personit më emrin Edi Rama. Është një përpjekje e cila synon të shfaqë një lloj madhështie që nuk ekziston në personalitetin e tij. Është një përpjekje me të cilën ai dëshiron të kompensojë mungesën e rezultateve të produktit ne qeverisjen e vendit. Është një përpjekje e fundit në të cilën ai thirret. Dhe natyrisht dihet që streha e fundit e udhëheqësve dhe politikanëve të dështuar është nacionalizmi. Dhe pikërisht për këto arsye zoti Rama, kryeminister i Shqipërisë është adresuar tek veprimtari të tilla si kjo që pamë dje në Milano....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco