VIDEO nga SYRI TV/ Basha mbledh grupin parlamentar: Të nisim punën për Reformën Territoriale

VIDEO nga SYRI TV/ Basha mbledh grupin parlamentar: Të nisim punën për Reformën Territoriale

14:17, 25/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në seli grupin parlamentar ku kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare që do të zhvillohen online. Basha gjithashtu ka porositur deputetët që të nisin konsultimet me qytetarët për të përgatitur reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka vendosur të mos njohë vendimin për zhvillimin e komisioneve online. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar është diskutuar që të merret pjesë në dy komisionet e Ekonomisë dhe për Politikat e Jashtme që do të zhvillohen fizikisht, ndërsa nuk do të merret pjesë në komisionet, ku mbledhja do të thirret online.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së grupit, kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka ndarë detyrat deputetëve ku ndër të tjera u ka kërkuar që të diskutohet me bazën në lidhje me nisjen e punës për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

“Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për Reformën Territoriale. Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor. Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës si dhe reformë zgjedhore dhe instrumente zbatimi që mundësojnë  rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira evropiane.”

Gjithashtu Basha u ka kërkuar deputetëve që të merret informacion nga prokuroritë për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe të denoncohen rastet kur këto hetime zvarriten.

“Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm. S'mund të pretendohet për drejtësi të pavarur për sa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor.”

Më tej kreu aktual i PD-së Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të zbresin në terren për kontakte me qytetarët për të ngritur shqetësimet që kanë qytetarët, kryesisht për rritjen e çmimeve dhe kushtet e varfërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco