VIDEO/ Sa efektive janë mësimet plotësuese për nxënësit? Flet eksperti Mehmeti

VIDEO/ Sa efektive janë mësimet plotësuese për nxënësit? Flet eksperti Mehmeti

17:53, 14/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në studio në Edicionin e Pasdites në Syri Tv është eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, i cili flet për temën se sa efektive janë për nxënësit mësimet plotësuese.

I pyetur nga moderatorja Armela Ferko në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, eksperti i arsimit, i cili ka qenë kritik për mësimet plotësuese, u shpreh: “E nisën me 20 fëmijë, pastaj me 13 dhe tani janë katandisur me 5 fëmijë. Kjo sepse nuk ka një interes. Përpara se të fillonte mësimi plotësues duhet të kishim një program, ku të ishin identifikuar të gjitha vështirësitë”.

Më tej Mehmeti tha: “Mësueses duhet t’i ishte kërkuar nga Drejtoria Arsimore se ku kanë hasur vështirësitë me fëmijtët, pasi siç është një klasë nuk është një klasë tjetër, ashtu sikurse edhe shkollat ndryshojnë nga njëra-tjetra. Pra, secila shkollë ka veçoritë e veta. Pastaj, me fëmijët me aftësi dhe nevoja të veçanta si do të rikuperohet ky program? Nuk mund t’i lëmë mënjanë ata. Duhet ta ngremë zërin për këtë kategori”.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco