VIDEO/ Merkel në Tiranë, Cani: Rama me gjuhë përçarëse në sy të kancerales

VIDEO/ Merkel në Tiranë, Cani: Rama me gjuhë përçarëse në sy të kancerales

17:19, 14/09/2021
A+ Aa A-

Redaktori i Deutche Welles, Bahri Cani, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Cani theksoi se Rama përdori gjuhë përçarëse të kombit shqiptar, duke kritikuar Kosovën në sy të Merkel e kjo nuk është aspak e mirë dhe as diplomatike.

“Gjermania do të japë gjithmonë mbështetje. Rama vazhdon të sulmojë fatkeqësisht Kosovën. Rama zgjedh të kritikojë Kosovën përballë Merkel dhe kjo nuk është diplomatike. Gjermania nuk e mbështet Open Balkan, por Procesin e Berlinit. Merkel me siguri që nuk pret gjuhën e ndasisë ndaj vendeve të rajonit, e sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama nuk ua dha fjalën gazetarëve nga Kosova, e derisa flitej për Kosovën, duhet të dëgjoheshin gazetarët nga Kosova, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Nuk duhet të krijohen ndasi e retorika e Rama nxit këtë gjë. Ratorika e Ramës do ishte shumë e mire nëse Serbia do e njihte Kosovën. Mirëpo, në momentin që Serbia vazhdon që të thotë se nuk e njeh Kosovën, kur asgjë nuk është e qartë se kur përfundon, janë të ngutshme kritikat që i bëhen Kosovës. Unë besoj se Merkel do ikë nga politika aktive, por do qëndrojë në opinion-bërjen politike në Gjermani”, deklaroi Cani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hans14/09/2021 18:10

Berisha nuk flet kot per planet e sorosit per Serbine e madhe.

Shto koment

Denonco