‘Në shoqëri të keqe’/ Çfarë mesazhi po dërgon Yuri Kim për SPAK?

‘Në shoqëri të keqe’/ Çfarë mesazhi po dërgon Yuri Kim për SPAK?

10:13, 27/07/2021
A+ Aa A-

Kur u pyet para pak ditësh për kapjen e ‘peshkut të madh’, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, devijoi disi duke thënë se nuk është peshkatare, por se është diplomate.

Reagimi i saj vjen pasi paraardhësi i Kim, Donald Lu, e kishte përdorur kaq shumë tezën e ‘peshkut të madh’, sa historia u bë qesharake deri në pikën kur Lu tha se ‘peshku i madh’ ishte Arbër Çekaj, vetëm një nga trafikantët në zinxhirin e madh të atyre që e kanë kthyer Portin e Durrësit në hanin më të madh pa porta të drogës. Shqipëria u kthye në të parin narko-shtet në Europë nën hundën e Lu dhe të tjerëve, ndërsa Kim këtë herë po bën kujdes, duke thënë se është diplomate.

Në fakt, që të jesh diplomate, do të thotë të jesh e kujdesshme në çdo gjë që bën, në çdo fjalë që thua e në çdo dalje publike. Ky duhet të jetë ndoshta mësimi i parë i diplomatëve.

Por kjo nuk është e vërtetë në rastin e Kim, sidomos tani që shqiptarët po presin të shohin pas shumë vitesh se çfarë do të prodhojë drejtësia e re, për të cilën diplomatët thonë se ajo u hoq nga prehri i politikës, për të përfunduar rrjedhimisht në prehrin e diplomatëve.

Kur drejtësia qëndron në prehrin e politikës, sërish nuk duhet të keni iluzione dhe të besoni se politikanët dhe njerëzit e drejtësisë lënë hapur gjurmë në aferat e tyre, duke biseduar apo telefonuar njëri-tjetrin. Për ironi, gjithçka bëhet publikisht. Politika i dërgon sinjalet e saj drejtësisë se kë duhet të godasë dhe kë duhet të mbrojë me daljet e saj publike. Ata që sulmon politika në pushtet duhen goditur dhe ata që mbron ajo me fotot dhe videot plot buzagaz e hare duhen mbrojtur.

Në kohën kur krijesa e tyre, SPAK, i ka sytë nga diplomatët për të parë se kë duhet të godasë, ambasadorja amerikane e ka lënë mënjanë diplomacinë dhe po shfaqet e qeshur me ata që duhej të ishin subjekti i parë i SPAK. U bënë javë të tëra që ajo shfaqet e lumtur në gostitë e kontingjentit të SPAK, duke filluar që nga personazhet e politikës e duke përfunduar te yjet e shoubizit, familjarët e të cilëve arrestohen dhe lirohen lehtësisht, edhe pse akuzat mbi shpinën e tyre janë më shumë se të rënda.

Kur u publikua një foto e Kim me Elisa Spiropalin dhe Niko Peleshin, aktivisti Genc Sejko shkroi: “Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zonja që ke në krah, zonja ambasadore, i ka shkaktuar të paktën 5 milion euro dëm dikasterit që dikur drejtonte.  Zotëria që ke përballë u shkarkua si ministër për paaftësi. Kjo sepse nuk deshën ta fusnin në burg për lejimin e shitjes së pesticideve të rrezikshme. Njerëzve u vjen për të qeshur kur gjatë ditës deklaroni se mbështesni reformën në drejtësi, e gjatë natës harboheni me ata që duhet të ishin subjekt i saj”.

Më të gëzuara janë daljet e saj publike me Erion Veliajn, që duhej të ishte personi i parë në dyert e SPAK për dy nga dosjet që cilësohen si sfida e vërtetë e drejtësisë së re. Bëhet fjalë për skandalin e inceneratorëve dhe gjobën stratosferike që duhet paguar për biznesmenin italian Françesko Beketi.

Por Veliaj, që ka nisur një fushatë për të shpëtuar veten, jo vetëm që po e përdor diplomacinë për interesat e tij, por sipas raportimit të kolegëve të Lapsi.al, ka thurur rrjetin e tij brenda drejtësisë së re, për ta mbrojtur në çdo rast. Ky është një tjetër sinjal alarmues se drejtësia e re jo vetëm është kapur nga pushteti, por aty po ravijëzohen klanet që shpërfaqen te partia në pushtet.

Nga gjithë kjo situatë mund të kuptosh se përse Kim nuk flet më për ‘peshkun e madh’. Por nga këto pamje që po na ofrohen rregullisht, do ishte mirë të mos fliste as për ‘diplomaci’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juri aziatikja27/07/2021 15:32

E felliqen boten soristat

Shaba27/07/2021 15:02

ÇFARË PASKA HUMBUR ENVER HOXHA!!!! PASKA QENË ME TË VËRTETË IDIOT!!! TË ISHTE LIDHUR ME XHORXH SOROSIN DHE AZIATIKO-AMERIKANËT, AI DO TË ISHTE GJALLË AKOMA SI SOROSI DHE AKOMA NË PUSHTET. NUK E PASKEMI DITUR QË DASH DHE AMERIKA PASKA DASHURI TË VEÇANTË PËR KOMUNISTËT TERRORISTË SHQIPTARË!!!! SA TË MVËRENJTUR DHE SA NË SIKLET ME DEMOKRATËT DHE SA TË QESHUR, TË KËNAQUR DHE TË LUMTUR ME HAJDUTËT DHE KRMINELËT E SHQIPËRISË!!! ÇFARË QESHJESH DHE BUZËQESHJESH FALLCO!!!!! QESHJE STANDARTE SA PËR ME BO RESME!!!!!

Filantropi dt 27 korrik 202127/07/2021 12:39

Mbasi nuk e gjeti dot "peshkun e madh" ambasadorja amerikane po largohet me nje "merak" te madh nga Shqiperia...DAP e ka emeruar ne nje shtet tjetër..

kadri hasbiu27/07/2021 12:06

car prisni nga kimetja qe ka henger sapunin per djath

Qytetari 27 korrik 202127/07/2021 11:57

Janë takimet e fundit qe po bën ambasadorja amerikane në prak të largimit nga Shqiperia me politikane, ministra, artista, kryetare bashkish, si Lali Erin, Raqkën e Korçës sopranon me famë botërore Ilva Mulën .....

Shaba27/07/2021 11:38

Nuk janë shoqëri e keqe por janë LGBTQI! Të gjithë hajdutët dhe kriminelët janë të qeshur dhe më të lumturit në Shqipëri! Prandaj Shqipelia është vendi më i lumtul në botë! Qevelia e Edi Satlap Lamës është shkëmb glaniti pëlbalë SPAK dhe ligjit! Është Qevelia e vetme hajdute e kliminele në botë që mbështetet nga SHBA, BE dhe OSBE! Qevelia dhe Edi Lama bënë zgjedhjet më të mila në bote! Loftë Edvin Satlap Hajdut Lama dhe miqësia Shqiptalo - Aziatike - Kineze! Shqipëlia është vendi më i lumtul në botë për ambasadolët e SHBA, BE e OSBE! Me kë jeni ju znj. Kim? Me demokracinë apo me kriminelët? Si mendoni për Reformën në Drejtësi dhe mender Drejtësinë e Re? A është zënë SPAK-u kaps? A ndjeni ndopak TURP kur qeshni, buzëqeshni dhe ngërdhesheni në mes të hajdutëve dhe kriminelëve të sektit narko-kriminal RILINDJA?

Gj27/07/2021 11:10

Zonja Kim nuk kanë me par se ata që ka në krah ia kanë mbush gojën me gjithshka

Skrapari27/07/2021 10:59

Eshte amb.me e neveritshme qe kemi pare deri tani. Bashke me Soren e BE-se. Ose te kycin gojen ose te zhduken nga syte kembet, se nuk po mban me uje pilafi. Tallje me e madhe qe po i behet ketij qen mileti nga kjo fare amb.nuk eshte pare ndonjehere. Keta lloj amb.vetem Nafiet e partise kenaqin kerkend tjeter.

Shkopi27/07/2021 10:26

Mesazhi eshte se kodoshat e sorosit jane gjithmone bashke dhe gjithmone te njejte.

Shto koment

Denonco