ODIHR i 'vë' vulën: Akuzat për shitblerje votash janë të besueshme

ODIHR i 'vë' vulën: Akuzat për shitblerje votash janë të besueshme

09:30, 27/07/2021
A+ Aa A-

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR kritikuan qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe Partinë Socialiste për abuzim me pushtetin në funksion të fushatës së tyre elektorale duke renditur një numër shkeljesh të standardeve demokratike nga ana e tyre, ndërsa bënë thirrje për hetime të shpejta dhe efikase për akuzat për blerje votash dhe për abuzime me burimet shtetërore.

Raporti përshkruan se si një vëzhgues i saj pa me sytë e vet një episod që me gjasa përbënte blerje votash, në Shkodër.

“IEOM [Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve] ishte dëshmitar kur paratë iu shpërndanë votuesve në afërsi të një qendre votimi,” shkruhet në raport.

OSBE/ODIHR vëren se akuzat për blerje votash janë “të besueshme”.

“Si edhe në zgjedhjet e shkuara, akuza të besueshme për blerje votash ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës dhe hetime janë hapur në një numër rastesh,” thonë vëzhguesit.

Sipas raportit, ekzistenca e databazës së Partisë Socialiste me të dhënat personale të qytetarëve dhe me preferencën e votimit në të shkuarën përbën një shkelje që mund të dëmtojë besimin e votuesve në të drejtën për votim të fshehtë. Kombinuar kjo me praktikën e partive politike për të mbajtur shënim emrat e pjesëmarrësve në zgjedhje përmes një ushtrie militantësh të vendosur nëpër qendrat e votimit, kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë.

“Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lirë dhe sekrete. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse apo se si njerëzit kanë votuar duhet të ndalohen,” rekomandojnë vëzhguesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/07/2021 10:35

OK OSBE/ODIHR! SHUMË MIRË! SHKËLQYER! PO MË TEJ, CILI ËSHTË KONKLUZIONI PËRFUNDIMTAR MBI ZGJEDHJET E VJEDHURA, TË BLERA DHE TË MASAKRUARA TË 25 PRILLIT??? A JANË TË PRANUESHME APO JO? A ISHIN KËTO ZGJEDHJE TË LIRA, TË DREJTA, TË NDERSHME DHE DEMOKRATIKE APO JO??? A DUHEN NJOHUR KËTO ZGJEDHJE APO JO?? A DUHEN PËRSËRITUR DHE DUHEN RIBËRË APO JO??? A DO TË DËNOHEN SHKELËSIT E KUSHTETUTËS DHE TË KODIT ZGJEDHOR APO JO?? SË PARI, NJË MASË URGJENTE DO TË ISHTE ARRESTIMI I PROKURORËVE TË SPAK PËR SHPËRDORIM TË RËNDË DETYRE DHE PËR MOSVEPRIM TË QËLLIMSHËM NDAJ KRIMEVE ZGJEDHORE NË KUSHTET E FLAGRANCËS NË FAVOR TË PARTISË NË PUSHTET DHE KRYRJES SË VEPRAVE PENALE NË CËNIM TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS DHE KODIT ZGJEDHOR NGA KRYEMINISTRI, MINISTRAT E QEVERISË, DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE QËNDRORE DHE KOMPANIVE SHTETËRORE SHA DHE KRERËT E BASHKIVE TË DREJTUARA NGA PARTIA SOCIALISTE! SË DYTI, SHKARKIMI DHE DËNIMI I TË GJITHË STRUKTURËS SË KQZ, KAS DHE KOLEGJIT ZGJEDHOR, PËR SHPËRDORIM TË RËNDË TË DETYRËS SHTETËRORE, FAVORIZIM TË PARTISË NË PUSHTET DHE BASHKËPUNIM NË KRIMIN ZGJEDHOR! SË TRETI, MOSNJOHJA E ZGJEDHJVE DHE MOSPRANIMI I MANDATEVE NGA OPOZITA! SË KATËRTI, DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT DHE E QEVERISË, KRIJIMI I NJË QEVERIE TEKNIKE SË PESTI, RIBËRJA E ZGJEDHJEVE VENDORE NË 31 TETOR 2021 SË GJASHTI, DEKRETIMI I ZGJEDHJEVE TË REJA TË JASHTËZAKONSHME NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS, JO MË LARG SE 20 MARS 2022!

Shto koment

Denonco