Braçe për dy kosovarët në Vlorë: Idiotët me ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW’ meritojnë të kyçen brenda

Braçe për dy kosovarët në Vlorë: Idiotët me ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW’ meritojnë të kyçen brenda

10:57, 23/07/2021
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj drejtimit të makinave me shpejtësi të madhe që po bëhen ditëve të fundit në rrugët e Shqipërisë.

Ai përmendi rastin e dy kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët u kapën nga Policia e Shqipërisë, duke vozitur me “Lamborghini” dhe “BMW” me një shpejtësi prej 225 km/h.

Numri dy i Qeverisë tha se “idiotët” me Lamborghini dhe BMW meritojnë të burgosen.

“Nuk habitem që idiotët me Lamborghini e BMË nuk kishin makinat e tyre. Pra, i kishin marrë borxh në Zvicër. Më habit që për ‘fluturimin’ këtu, do gjobiten në Zvicër nga 1000-1500 euro, ndërkohë që këtu ku shkelën çdo ligj, paguan më pak! Pra, kemi një problem të madh me ligjin për idiotët që i kthejnë makinat në tank vrasës në rrugë! Jemi shumë larg Evropës. Në fakt, ne ende se quajmë vrasje aksidentin e një individi që e nget makinën me 228 kilometra në orë! Nga këtu duhet ta nisim dhe këta janë pakica që meritojnë të kyçen brenda”, shkroi ai në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu23/07/2021 11:17

po nuk u futen ty brenda mer klzsh komunisti keshtu do jet shqipria

Shto koment

Denonco