'Prodho shqip, bli shqip, konsumo shqip'/ Meta: Të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin

'Prodho shqip, bli shqip, konsumo shqip'/ Meta: Të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin

15:39, 18/06/2021
A+ Aa A-

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, Presdienti i Republikës Ilir Meta ka vizituar fermën “UKA”.

Në një postim në facebok pas kësja vizite kreu i shtetit ka bërë thirrje që “në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona”.

Ja postimi i plotë:

Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, vizituam sot fermën “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio, për të theksuar rëndësinë e prodhimit dhe të ushqyerit në mënyrë të qëndrueshme, që do të mundësonte një jetë të shëndetshme, si dhe do të prezanonte denjësisht vlerat e produkteve bio "Made in Albania" para turistëve të huaj, duke nxjerrë edhe më në pah vlerat tërheqëse të agro-turizmit shqiptar.

Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.

Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.

Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco