VIDEO/ IKMT hedh mbetjet e prishjeve në lagunën e mbrojtur të Vilunit. Pronarët: Shembjet po bëhen selektive

VIDEO/ IKMT hedh mbetjet e prishjeve në lagunën e mbrojtur të Vilunit. Pronarët: Shembjet po bëhen selektive

17:31, 15/06/2021
A+ Aa A-

Aksioni i IKMT është shtrirë dhe në bregdetin e Shëngjinit, pikërisht në zonën turistike Rana e Hedhun, ku do të shemben 10 objekte. Ndërkohë, inertet e grumbulluara nga shembjet në plazhin e Velipojës janë hedhur nga IKMT në Lagunën e Vilunit, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor, pasi kjo zonë është e mbrojtur nga shteti.

Pas Velipojës e Ksamilit, edhe Shëngjini po kthehet në një gërmadhë inertesh nga aksioni i IKMT, i cili pritet të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare. Aksioni i IKMT është përqendruar këtë të martë në zonën turistike "Rana e Hedhun", ku do të prishën rreth 10 objekte të ndërtuara pa leje. Gjatë këtij aksioni nuk kanë munguar edhe reagimet e pronarëve të objekteve duke pohuar se janë njoftuar vetëm një ditë më parë dhe se prishjet po bëhen selektive.

Aksioni do të shtrihet në ditët në vijim në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit dhe të Tales, ndërkohë që inertetet e lëna pas po shkatërrojnë turizmin në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Më herët, IKMT ndërhyri dhe në zonën e Ksamilit dhe Velipojës, ku veç dëmtimit të turizmit, po dëmtohet dhe mjedisi.

Inertet e grumbulluara nga shembjet në plazhin e Velipojës janë hedhur nga IKMT në Lagunën e Vilunit, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor, pasi kjo zonë është e mbrojtur nga shteti. Syri televizion ka konstatuar se ato janë hedhur pranë hidrovorit në këtë zonë, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse që mund të parandalojnë këtë masakër mjedisore, e cila po shkaktohet në plazhin e Velipojës. Edhe vitin e kaluar, IKMT ka kryer njëjtin veprim në Velipojë, por bashkia Shkodër reagoi duhet e gjobitur Inspektoratin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco