Lulzim Basha siguron mandatin e tretë në krye të selisë blu, sot rezultatet zyrtare

Lulzim Basha siguron mandatin e tretë në krye të selisë blu, sot rezultatet zyrtare

08:53, 14/06/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike shpall paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend. Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

Ndër tre rivalët e tjerë të zotit Basha, i dyti u rendit Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/06/2021 09:11

3 mandate, 3 zgjedhje te humbura dhe perseri kryetar i pd?! Nqs si kryetar i sapozgjedhur nuk arrin qe te behen zgjedhje te parakoheshme ne pranvere 23,ti i ke mashtruar gjysmen e shqiptareve dhe meriton ndeshkim.

Shto koment

Denonco