Protesta e maturantëve alarmon qeverinë, ministrja Kushi: Të dashur maturantë, nëse…

Protesta e maturantëve alarmon qeverinë, ministrja Kushi: Të dashur maturantë, nëse…

13:18, 12/06/2021
A+ Aa A-

Një protestë e madhe e maturantëve, po vazhdon përpara ministrisë së Arsimit dhe në të gjithë qytetet kryesore të vendit.

Ata pretendojnë se në kushtet e një viti pandemie, testi i matematikës në mënyrë “të ligë” është formuluar jashtë programit që ata kanë marrë online dhe enkas është formuluar në mënyrën më të vështirë. Gjithashtu pretendojnë, se ushtrimet e dhëna ishin të pakuptueshme.

Protestuesit e rinj kanë hedhur parrulla edhe kundër qeverisë duke shkruar nëpër pankarta: “na keni vjedhur rininë” dhe se “ardhmja jonë vlen më shumë se pagat tuaja”.

Ndërkohë që demonstrimi i maturantëve vazhdon duke bllokuar sheshin dhe rrugën përpara ministrisë, duket se kryeministri Edi Rama i cili e ka ende të freskët protestën e madhe të studentëve, është alarmuar dhe ka urdhëruar ministren Kushi që tu nisë maturantëve një letër mikluese.

Pasi i quan “të dashur”, Kushi ka lënë të hapur rishikimin e provimit të maturës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikë

“Të dashur maturantë. Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/06/2021 14:07

MATURANTET NE RRUGE NDERSA NARKO BANDA KRIMINALE NAZI-FASHISTE "RILINDJA" ORGANIZON NE STADIUMIN PRIVAT TE SATRAPIT TE SURRELIT KONGRESIN E NARKO-PUSHTETIT NAZI-FASHIST, PER TE FESTUAR VJEDHJEN E VOTAVE DHE TE PUSHTETIT HAJDUT DHE KRIMINAL!!! MILIONAT E EUROVE TE HARXHUARA NGA NARKO-BANDA KRIMINALE NAZI-FASHISTE PER GRABITJEN E PUSHTETIT I KALOJNE DYFISH BORXHIN FINANCIAR QE MALI I ZI I KA KINES. POR TE PAKTEN MALI I ZI PO NDERTON AUTOSTRADEN MADHESHTORE QE DO TE LIDHE DETIN ADRIATIK ME SERBINE!! MALI I ZI PO PRET ME DITE ANTARESIMIN NE BE, NDERSA NE SHQIPERI VEPRAT E MEDHA EKONOMIKE I KEMI AKOMA 4-D DHE VETEM PER FUSHATA MASHTRUESE ELEKTORALE TE RADHES!!

Shto koment

Denonco