Ditmir Bushati uron socialistët dhe siluron liderin e 'gjakderdhjes financiare'!

Ditmir Bushati uron socialistët dhe siluron liderin e 'gjakderdhjes financiare'!

11:13, 12/06/2021
A+ Aa A-

Si sot 30 vite më parë, Partia e Punës ndryshoi emrin dhe u vetë-pagëzua Partia Socialiste.

PS e cila udhëhiqet që nga viti 2005 nga Edi Rama, i cili ja heq logon kur është i rehatuar në pushtet duke nxjerrë atë të “Rilindjes” dhe e rikthen gjatë fushatave elektorale, sot nga parti “e majtë” dhe gjithëpërfshirëse është shndërruar në një “shërbëtore” të një pakice oligarke dhe korruptive.

Ditmir Bushati i cili më herët  i ka etiketuar  lidershipin dhe zyrtarët e qeverisë Rama, si “ekzekutorë të gjakderdhjes financiare të Shqipërisë”, ka bërë një urim me rastin e 30 vjetorit të forcës politike nga e cila kryetari i saj me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit, e “zbriti nga treni”.

Sipas ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist, PS (jo Rilindja) ka ende mundësi që të qeverisë për të gjithë (jo për një pakicë) dhe të bashkëpunojë me të gjithë:

“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!

Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashterrshme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Bushati në faqen e tij në FB, me ratsin e 30 vjetorit të Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco