Kim: E vërteta e përplasjes me Metën, kam folur në emër të Uashingtonit

Kim: E vërteta e përplasjes me Metën, kam folur në emër të Uashingtonit

22:56, 18/05/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Ambasadorja refuzoi ti përgigjej pyetjes nëse mes presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për qeverinë shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin, presidentin, ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti04/10/2021 21:09

Pyete kim nga e ka çuar floririn

tosi19/05/2021 09:03

Moj fytyre e zgerdhime,ku e gjen te drejten timoj ,ti çosh sms presidentit,duke qene ne interviste te Syri.tv,duke e urdheruar qe mos te permendi sfurqe etj.Ça te duket vetja ty moj shemtire qe ti besh presion presidentit me ca gjera qe paska mesuar surrati jot i shtrembet apo je mesuar me bythelepires si edziu me te cilin ben si do me të apo ai me ty.

Patronazhisti19/05/2021 08:57

Heroina e puneve " socialiste" shoqja Kimete ! Rendimentet e prodhimit te orizit te kuq janë rekord. Per dreke ke Qife Rakipi, në darkë tek Tomë Doshi ( kabuni me mëllenja në shampanjë) dhe mesnate në Surrel. Duhet të hekurosësh këmishët e Edvinit.

Leonsio19/05/2021 07:05

Une e kam pershendetuar marreveshjen e 5 Qershorit 2020 , por , mgjse ajo u firmos brenda Amb. Amerikane , perseri ajo u " gris " ne menyre te njeaneshme nga E.Rama dhe zinja e nderuar Ambasadore nuk beri asnje kundershtim per kete , si rrjedhim e miratoi ne heshtje ... pasojat e deformimit te votes tashme dihen ... per kete te oergjegjet Ambasadorja ...

Balo Bna19/05/2021 06:12

Po' moj po'....edhe Metà ka folur ne emer te Iluminatit! Duket se sa e dashka Washington demokracine ne Shqiperi! Maskarenj....

Molla e dijes19/05/2021 01:32

DÉJÀ VU ! ALL ABOUT MONEY AND POWER. Më poshtë, pjesë nga deklarata e Ramës në 2009, nën slloganin ''hap kutitë ose largohu'': ''Grabitja e zgjedhjeve, mbyllja forcërisht e kutive të votimit, dhe pika që do te përmbysi kupën, mospranimi i hetimit parlamentar për transparencën e plotë të procesit zgjedhor, që ne e kërkuam jo në funksion të rindarjes së mandateve, por në funksion të ndarjes përfundimtare nga kjo praktikë kriminale deformimi i vullnetit te popullit, që nxorri në pah natyrën antidemokratike të ketij pushteti, dhe e bëri qartësisht të lexueshem modelin e zgjedhjeve nga Sali Berisha, modeli i njehsimit të pushtetit me shtetin për paranë dhe riciklimi i pushtetit përmes shtetit dhe parasë. Lamtumirë për kushedi sa vjet demokraci e shteti i së drejtës, lamutmirë liri e barazi të të gjitheve para ligjit, lamtumirë padyshim liri e votës e numërimi i ndershëm i saj. Kështu vendi kthehet si në skenë te mbyllur, tamam si ato shkretëtirat gjoja demokratike kur pavarësisht vullnetit të popullit, zgjedhjet i fiton pushteti, opozita parlamentare kthehet në dekor demokracie, ndërsa kundershtarët e vërtetë në politikë, shoqëri civile, në media, në sipermarrje futen në shenjestrën e një gjuetie te mirëfilltë shtrigash derisa relativizohen plotësisht. Përpara ketij realiteti të rëndë ne bëmë zgjedhjen e duhur. Betejë për ta shkatërruar këtë model pa e lënë të rrënjoset, dhe të shkatërrojë nga e para, këtë herë në mënyrë shumë më të djallëzuar ngrehinën e brishtë të demokracisë në Shqipëri. Ne nuk hymë e nuk do të hymë në parlament pa u çmontuar në sytë e gjithë shqiptarëve 28 qershori si precedent i suksesit shumë të rrezikshëm të korrupsionit elektoral, pa u rënë dakord për të braktisur rrugën antidemokratike të njehsimit të shtetit me pushtetin, duke filluar nga çlirimi i proçesit elektoral, pa iu shprehur vullneti i qartë për të ringritur shtetin e rënë të së drejtës në Shqipëri. Hapja e kutive dhe hetimi i plotë parlamentar do ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë, për parlamentin dhe për qeverinë gjithashtu, të dyja pushtete pa legjitimitet, të dyja në një gjasme normalitet, të dyja në një krizë që duke e mohuar nuk kurohet, vetëm thellohet. Hapja e kutive do të ishte shumë sinqerisht, zgjidhja më e mire edhe për Saliun e dytë, i cili nga transparenca do humbte vetëm njërën faqe, ndërsa kështu humbi gjithë fytyrën. Pranoi vjedhjen duke kujtuar se po mbron fitoren. Harroi mësimin e vyer te vitit 1996 ku me prekjen e votës së popullit filloi fundi i sundimit të Saliut të parë. Tanimë për opozitën kutitë nuk janë i vetmi objektiv. Sot, nuk e dimë vetëm ne, por e di i gjithë populli se kjo qeveri e kapur mat, humb me shpejtësi çdo ditë të drejtën të qëndrojë mbi kutitë që mban mbyllur”. Ne, sot e tutje, nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, por largimin e Sali Berishës, përderisa kutitë nuk hapen. Hap kutitë ose largohu – kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë. Protesta jonë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo që shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes''. SHËNIM: Çfarë neverie! Rama, ky klloun cirku i pafytyrë, në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 ka bërë po këto gjëra për të cilat akuzonte Saliun në 2009, e madje shumë herë më keq, pasi implementoi edhe sistemin e patronazhistëve (një skandal i madh kundër parivatësisë dhe lirisë e të drejtave të njeriut). Demokracia është kthyer mbrapa në kohë dhe historia përsëritet. Shqipëria ka bërë vetëm prapa. Një turp i madh edhe për ndërkombëtarët që mbyllin sytë para këtij skandali dhe ende pa u çertifikuar rezultati uronin Ramën. Në BE bëjnë lojra gjasme ta veçojmë apo jo Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me negociatat! Kurse ambasadorja amerikane Kim, (që Rama i prishi marrëveshjen e 5 qershorit e dakordësuar me opozitën) hesht, e rri merret me vizitë në TV Klan i Sandër Frangaj (oligarkun e Klanit që bëhet gjithmonë me pushtetin dhe përfiton favore prej tij). Dikur, Blushi për referendumin për kryetar të PS ku nuk morri pjesë thoshte se: ''Rilindja është dhe ka qënë lavatrice e mediokritetit dhe shëmtisë në këtë vend. Më trishton kur shoh se si një parti është futur në lavatriçen e rilindjes për të pastruar rrobat e funeralit të vet. Sot nuk kam humbur asgjë. Sot kam fituar lirinë time dhe kjo vlen më shumë se çdo referendum''. Dhe dihet si përfundoi Blushi, ''hëngri turpin me bukë'', i tha pirdhu lirisë dhe u shit te Rama duke përfituar postin e drejtorit të Top channelit duke e kthyer Topin në megafonin e propagandës së Rilindjes. PYETJA ËSHTË: Po Llulli Basha, do ndjekë të njëjtën strategji si Rama më sipër, dhe për zgjedhjet në PD do dalë ndonjë si Blushi që do e akuzojë për manipulim dhe mediokritet? Pra, do shohim të njëjtin teatër, një déjà vu?

Landi19/05/2021 00:24

Nje pytje per hajdaren: - Tom dishja nuk te pordhi ty, apo ShBA?! Po na sqaroi, se merzisim mo

t18/05/2021 23:59

Po i fusni hundet .ne politiken e bredshme shqiptare a thua se jeni pjese e saj.Te gjthe ju ambasadoret e fundit amerikane keni qene sorosiane dhe pro qeverise e kunder opozites. Je ti ajo qe rren dhe jo Meta

Tea18/05/2021 23:27

Fevziu e hengri tasin e supes, kjo ishte detyra e tij sonte, ashtu sic ka bere nga hera. TURP! Zemerim, revolte nuk e shpjegoj dot gjendjen time pas intervistes me Z. Yuri Kim. SHBA interesat e veta ka mbrojtur ne Vietnam, Afghanistan, Irak, Egypt, Libi, Izrael, Palestine..........dhe ne e dime se si iu ka vajtur filli ketyre popujve. Si nuk folen per masakren zgjedhore, per krimin, per vasjet e te rinjve shqiptare dite per dite, bashkepunimin e kryeministrit me bandite dhe kriminele. Do vije nje dite qe e mira do triumfoje mbi kete te keqe te madhe. Ohhhhh si nuk kam nje grusht te fuqishem! Zot na jep durim dhe guxim, te behemi bashke para kesaj te keqeje te madhe qe po na avitet verdalle.

Shto koment

Denonco