Plehrat e Durrësit në inceneratorin e Sharrës/ Rama dhe  Sako mbushin xhepat e Zotos, nis zbatimi i projektit të dyshimtë

Plehrat e Durrësit në inceneratorin e Sharrës/ Rama dhe Sako mbushin xhepat e Zotos, nis zbatimi i projektit të dyshimtë

20:07, 10/05/2021
A+ Aa A-

Qeveria “Rama” ka shumëfishuar fitimet e  kompanisë së Klodian Zotos pasi Inceneratori i Sharrës do të furnizohet me lëndë të nga qyteti bregdetar i Durrësit. 

Në dokumentat e tenderit zbulohet se pas planit për sistemimin e mbeturinave të Durrësit, qëndron projekti për furnizimin e inceneratorit të Sharrës me lëndë të parë.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka nisur zbatimin e fazës së parë të projektit për përpunimin e mbetjeve të qytetit bregdetar në inceneratorin e Sharrës në Tiranë, një ide e cili pritet të shumëfishojë fitimin e koncensionarit të shumë-debatuar të administruar nga Klodian Zoto.

Sako ka shpallur së fundmi një tender për studimin e fizibilitetin për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit.

Studimi pritet që të përcaktojë një vend-depozitimi të ri për mbetjet urbane të qytetit, pas mbylljes së dyshimtë të landfillit të Porto-Romanos nga ana e qeverisë “Rama”, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ndër dokumentat e tenderit është shënuar edhe një detaj, i cili zbulon se pas planit për sistemimin e mbeturinave të Durrësit, qëndron edhe projekti për furnizimin e inceneratorit të Sharrës me lëndë të parë dhe rrjedhimisht, edhe rritjen e fitimeve të tij përtej parashikimeve në kontratën koncensionare.

Kompania fituese e tenderit për studimin e fizibilitetit ka dy detyra kryesore; projektimin e një landfillit të ri në Durrës dhe dërgimin e mbetjeve të Bashkisë së Durrësit pranë impianteve të përpunimit të mbetjeve që operojnë në territorin e Shqipërisë.

Dokumentat nuk e përmendin nominalisht inceneratorin e Sharrës dhe kompaninë koncensionare “Integrated Energy BV”.

Megjithatë, në të gjithë dokumentat e tenderit flitet për projektet strategjike të qeverisë mbi përpunimin e mbetjeve në rajonin Tiranë-Durrës.

Pra, duket qartë që vullneti i shprehur zyrtarisht nga Bashkia e Durrësit është dërgimi i mbetjeve të qytetit në impiantin e Sharrës.

Kjo nuk është një ide e re dhe aspak surprizë.

Prej kohësh ekspertë të ekonomisë dhe ambjentalistë kanë ngritur dyshime të forta se qeveria ka përdorur një seri manovrash për të rritur në mënyrë abuzive fitimet e koncensionarit të Sharrës.

Në Janar 2020, qeveria “Rama”, nëpërmjet Agjencisë së Mbetjeve vendosi mbylljen e landfillit të Porto-Romanos dhe shndërrimin e tij në Eko-Park, një projekt që iu dorëzua pa garë një kompanie italiane, e lidhur ngushtë me inceneratorin e Sharrës.

Ky vendim i qeverisë solli kolaps me mbeturinat në Durrës dhe bashkia e qytetit u detyrua të shpallë emergjencën mjedisore në qershor të vitit të kaluar.

Tre vend-depozitime të vogla, në Ishëm, Manëz dhe Sukth nuk mund të përballonin sasinë e mbeturinave të qytetit dhe Bashkia e Durrësit u detyrua që, për shkaqe emergjente, të depozitonte një pjesë të mbetjeve në Sharrë të Tiranës.

Kompania private u shpreh e gatshme që, por për atë që u konsiderua si situatë emergjente, të pranonte pa pagesë mbeturinat e Durrësit.

Por, në biznes nuk ka asgjë falas.

Ajo që dukej si zemërgjerësi e kompanisë private, në fakt nuk është asgjë më shumë se sa krijimi i shtratit për vendosjen e bashkëpunimit formal mes Bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV”.

Kompania koncensionare përfiton, aktualisht, 29 euro për ton mbeturina të Bashkisë së Tiranës.

Në rast se ky çmim do të çmim do të caktohet në të ardhmen edhe për Bashkinë e Durrësit, atëherë kostot do t’i ngarkohen qytetarëve të Durrësit, të cilët duan vite të marrin veten financiarisht nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, si edhe bllokimit të turizmit për shkak të pandemisë.

Por, nga ana tjetër, do të shumëfishonte fitimet e kompanisë koncensionare të inceneratorit të Sharrës, e cila fitoi një kontratë të dyshimtë dhe që aktualisht është pjesë e një hetimi nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco