PD dorëzon në KQZ ankimin: 25 prilli, një masakër elektorale e orkestruar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi

PD dorëzon në KQZ ankimin: 25 prilli, një masakër elektorale e orkestruar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi

13:50, 09/05/2021
A+ Aa A-

PD dorezon në KQZ dosjet voluminoze me fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.

Përfaqësuesit ligjorë të PD u shprehen se, “Është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë”.

DEKLARATË E PËRFAQËSUESVE JURIDIKË TË PD, MARINELA ZIU DHE MARASH LOGU, PAS DORËZIMIT TË DOSJES ANKIMORE NË KQZ PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elktorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.

Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blëre vota.

Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit  qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete.

Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht për te votuar.

Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/05/2021 17:31

Po 5 minuta kohe nuk i gjente pd te denonte ngritjen e komisionit hetimor per shkarkimin e presidentit,apo i intereson qe edhe presidenca te futet ne doren e kryplehres rama. Turp apo loje mbas shpine e lulit,mqs sipas Dashit te shehut e paska demtu opoziten presidenti me qendrimin e tij?! Nqs presidenti shkarkohet atehere luli po ben lojen e rames

t09/05/2021 17:30

Po 5 minuta kohe nuk i gjente pd te denonte ngritjen e komisionit hetimor per shkarkimin e presidentit,apo i intereson qe edhe presidenca te futet ne doren e kryplehres rama. Turp apo loje mbas shpine e lulit,mqs sipas Dashit te shehut e paska demtu opoziten presidenti me qendrimin e tij. Nqs presidenti shkarkohet atehere luli po ben lojen e rames

Gj 09/05/2021 15:52

qeveri hajdute te perseriten zgjegjet

Dolorez09/05/2021 14:15

Pse ne 9 qarqe dhe jo zgjedhje te reja ne gjithe Shqiperine ?Apo.nuk do Grida me 1300 vota ne bastionin e demokracise ?Ne e dime qe rilindja vodhi ne gjithe Shqiperine dhe jo vetrm ne 9 qarqe.Duhen zgjedhje te reja dhe jo perseritje.Apo.keni halle se nuk vini dot perseri ne lista te sigurta gjithe kurvat.Nga i keni gjetur o Basha? More gjithe kurvat dhe i vure ne.lista te sigurta Behu njehere burre ,kerko zgjedhje te reja dhe jo perseritje ne.9 qarqe.

Shto koment

Denonco