‘Miq, Guljelm Radoja mbylli sytë përgjithmonë’/ Berisha: Do jetojë mes personazheve që interpretoi

‘Miq, Guljelm Radoja mbylli sytë përgjithmonë’/ Berisha: Do jetojë mes personazheve që interpretoi

19:51, 05/05/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së aktorit të madh të kinematografisë shqiptare, Guljem Radoja.

‘Me këtë rast, së bashku me mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar e të pavdekshëm të Guljelm Radojës, i shpreh familjes dhe të afërmve e miqve të tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e amshuar. Amin’, shkruan Berisha në Facebook. 

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Guljelm Radoja mbylli syte pergjithmone!

Miq, Guljelm Radoja, njeri prej artisteve me te dashur te skenes se theatrit dhe filmit per publikun shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Me krijimtarine tij te pasur dhe cilesore Guljelmi do jetoje gjithmone ne rolet e dhjetra e dhjetra personazheve qe ai me pasion dhe mjeshetri i interpretoi ne filma dhe skena theatrosh.

Me kete rast, se bashku me mirenjohjen e thelle per kontributin e shquar e te pavdekshem te Guljelm Radojes, i shpreh familjes dhe te afermve e miqve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e amshuar. Amin. Sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco