Mediat gjermane: Blerje masive votash! Fitorja e Ramës, katastrofë

Mediat gjermane: Blerje masive votash! Fitorja e Ramës, katastrofë

09:07, 29/04/2021
A+ Aa A-

Sipas mediave kryesore gjermane, zgjedhjet në Shqipëri ishin të manipuluara. Gazetat autoritare shkruajnë se pati blerje masive votash. Sipas tyre, fitorja e Edi Ramës është katastrofike.

Gazeta autoritare gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se Edi Rama i fitoi zgjedhjet në Shqipëri me presione dhe metoda të paligjshme. 

"Fitorja e socialistëve erdhi vetëm përmes manovrave të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve panë, për shembull, se si pushtetarët e përdorën funksionin publik gjatë fushatës zgjedhore, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE. “Pretendimet për praktikat e përhapura të blerjes së votave gjatë gjithë procesit zgjedhor mbeten një problem serioz në Shqipëri,” tha shefi i delegacionit të PACE, Aleksander Pociej.

Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre. Para zgjedhjeve, vëzhguesit në qytetin e Laçit raportuan për gazetën Sueddeutsche Zeitung rreth presionit nga administrata e qytetit, e cila drejtohet gjithashtu nga partia e Ramës, ndaj zyrtarëve dhe për përpjekjet për të blerë vota. Një media lokale raportoi gjithashtu për një abuzim masiv me bazën e të dhënave shtetërore nga socialistët në pushtet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave lokale dhe hetimeve nga prokurorët, manipulimi masiv dhe blerja e votave ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017. Sidoqoftë kjo nuk ka pasur ndonjë pasojë juridike të prekshme", shkruan gazetari Florian Hassel.

Kurse gazeta e njohur gjermane, Tageszeitung, në një analizë të redaktores Jana Lapper shkruan se fitorja e Edi Ramës është një katastrofë, veçanërisht për të rinjtë. Sipas analizës, Rama sundon prej kohësh si autokrat.

"Shqipëria tashmë është plotësisht një shfaqje me një person të vetëm. Edi Rama ia ka dalë në dy mandatet e tij të mbushë postet dhe listat e kandidatëve me ndjekës besnikë, dhe e ka lënë vendin të zhytet gjithmonë e më shumë në një kënetë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Katër vite të tjera për Edi Ramën janë një perspektivë e zymtë, veçanërisht për të rinjtë, për shkak se ai është i interesuar kryesisht për pushtetin dhe projektet e shtrenjta infrastrukturore, jo për të ardhmen e gjeneratës së re. Gjenerata e re po e braktis vendin në shifra të mëdha: vetëm në vitin 2019, 360 mijë njerëz u larguan, thuajse 13 përqind e popullsisë. Rezultati i zgjedhjeve e bën po ashtu pranimin në BE shumë të largët. Drita jeshile për bisedimet e pranimit tashmë është hapur- nëse Shqipëria përmbush kushtet. Njëra prej tyre ishte reforma zgjedhore, e cila u shtrembërua nga Rama në favor të tij. “BE” prej kohësh është një fjalë e zbrazët për Ramën", shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco