Yuri Kim në KQZ: Shkelësit të kapen dhe të ndëshkohen plotësisht, nuk ka përjashtime

Yuri Kim në KQZ: Shkelësit të kapen dhe të ndëshkohen plotësisht, nuk ka përjashtime

16:20, 22/04/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, përsëriti edhe një herë thirrjen e saj për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të 21 prillit në Elbasan, ku një person mbeti i vrarë, pas një përplasjeje të armatosur për shkaqe politike.

“Shkelësit të kapen dhe të ndëshkohen plotësisht. Nuk ka përjashtime, nuk ka trajtime të veçanta, askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen në të shkuarën”, tha Kim, pas një takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen pas. Gjëra si grupe të paautorizuara, jo zyrtare, të armatosura, për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë pjesë e së shkuarës, lërini në të shkuarën, nuk janë pjesë të ardhmes. Nuk i shkojnë një vendi të NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve, duke filluar nga ata që mbajnë postet më të larta shtetërore, është përgjegjësi e tyre që të bëjnë thirrje për qetësi, për t’u siguruar që të mos ketë nxitje. Po i monitorojmë veprimet e liderëve. Dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha, të cilët u kanë bërë thirrje të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën”, theksoi ambasadorja e SHBA-së.

Sa i përket zgjedhjeve, ambasadorja amerikane tha: “Patëm mundësi të informoheshim për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Është e rëndësishme të jetë një proces paqësor ku votuesit të kenë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre. Autoritetet janë të përgatitura të mbrojnë votën. Miqtë tuaj nga komuniteti ndërkombëtarë janë këtu për t’u siguruar për këtë proces. Unë do të jem mes një prej 25 skuadrave që do të udhëtojnë në të gjithë vendin. Do të jemi me ju ndërsa votoni dhe ndërsa vota juaj numërohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari22/04/2021 17:57

Shoqja Kimete boll na cave bythen me deklarata bajate. Nuk jemi ne vitet 90 shoqja Kimete qe edhe mund te na terhiqte ndonje prononcim i juaji. Shqiptaret do ta mbrojne voten me cdo cmim. Po pritem qe ti Kimete dhe Edvin Shurra te me ruaje votem mua si demokrat do te thote qe une te pranoj roberine. JO KJO NUK DO TE NDODHE KURRE. PERSONALISHT PER LIRINE TIME DHE TE FEMIJVE TE MI JAM GATI TE SAKRIFIKOJ JETEN TIME.

Fieri22/04/2021 16:35

Zonja Kim ! Normale per nje vend te NATO- s ju duket :patronazhimi, venia e data bazes se e- albania ne dispozicion te PS, shperndarja e kutive e trastave me ushqime ne kerkim te votes, blerja me para e tyre, futja e grupeve kriminale ne loje per vota etj etj. Normale jane keto qe ju duken anormale ' grupet e paautorizuara' ne mbrojtje te votes? Apo ju duket normale qe SPAK u juaj fle gjum dhe i sherben pacipshmerisht Edi Rames?! Na cudite Mrs. Kim? Thua te jesh kaq naive apo beni vete??

Shto koment

Denonco