Kryetarja e konservatorëve britanikë: Bashën e mirëpresim si kryeministër

Kryetarja e konservatorëve britanikë: Bashën e mirëpresim si kryeministër

09:48, 19/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, mori një tjetër mbështetje perëndimore në rrugën drejt 25 prillit. 

Kryetarja e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson, Amanda Milling i uroi atij fitoren dhe tha se e mirëpresin si kryeministër në Londër. 

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër” - Amanda Milling.

Kurse Basha tha se Partia Demokratike ka filluar një fushatë e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje dhe ngecje në vendnumëro. Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushat bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. 

Kryedemokrati gjithashtu u shpjegoi të pranishmëve planin e Partisë Demokratike, i cili në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimarrë orientimin perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco