Vasili: Rilindja po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe të vijnë të votojnë

Vasili: Rilindja po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe të vijnë të votojnë

18:49, 08/04/2021
A+ Aa A-

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ende shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë mundësi të vijnë për të votuar.

Arsyeja është se Shqipëria i ka bllokuar fluturimet me Britaninë. 

Rrjedhimisht edhe shqiptarët që duan të vijnë për të votuar, nuk do të kenë mundësi.

Këtë fakt e denoncon nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një status në “Facebook” shkruan: “Qeveria e rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe qe të vijnë të votojnë!!

Shqiperia vazhdon te bllokoje ne menyre skandaloze sërish fluturimet me Britanine e Madhe edhe për dy javë te tjera.

Arsyetimi absurd i koronavirusit ka zero vlere,sepse ndërkohë Britania e Madhe ka numrin më të ulët në Europë të infektimeve dhe fataliteteve dhe numrin më të lartë të vaksinimeve.

Nderkohe qe nuk ekziston ky bllokim i fluturimeve me shtete te tjera, qe kane shifra shume me te larta te infektimit nga Coronavirusit

Për momentin në Britanine e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE.

Ndersa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojmë për të ushtruar të drejtën kushtetuese Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.

Në Britanine e Madhe ka shumë votues të opozitës, që po pengohen të votojnë.

Komiteti i Eksperteve te Edi Rames te heqe urgjentisht bllokimin e fluturimeve me Britanine e Madhe dhe te mos vazhdoje te behet më pjese e pisllekut politik te Edi Rames se tmerruar nga humbja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco