Kontrollori: Balluku na kërcënoi me gjuhën e Erdoganit. Nuk na zëvendësojnë dot

Kontrollori: Balluku na kërcënoi me gjuhën e Erdoganit. Nuk na zëvendësojnë dot

19:09, 07/04/2021
A+ Aa A-

Pas deklaratave të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar supervizori i kontrollorëve të trafikut ajror. Andel Trebicka është shprehur në një intervistë për Fax News se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk mund t’i zëvendësojë askush këta kontrollorë, pasi është një proces i gjatë për t’u bërë kontrollor dhe duhen shumë trajnime.

“Ne jemi në një lokal afër punës dhe efektivët e policisë janë futur brenda në ‘Albcontrol’, për momentin nuk kanë punë me ne. Për momentin gjendja jonë është e rënduar, ju e dëgjuat ministren Balluku në mëngjes kur na akuzoi për grusht shteti, na ka kërcënuar se do të dënohemi me 20 vite burg, si mund të punojmë me të tillë stres. Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para".

"Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona, ne kalojmë jetën në burg.

A është greva e paligjshme? Ka diçka, ne kemi shpallur paaftësi dhe jo grevë. Në rast unë jam  i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka pritur ishte presidenti Ilir Meta, dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne s’do të afrohemi për 200 metra.

Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira, i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit, nuk e di si mund të vazhdoj të punojmë ashtu.

Ne presim negocim dhe dua të them që nga marsi 2020, ne nuk na lejohej të punonim, dhe më shumë se 20% e kontrollorëve e kanë kaluar Covidin në këmbë pa e ditur. Kemi ndenjur në këmbë dhe i kemi cuar Covidin në shtëpi. Këtu janë të gjithë sepse të gjithë janë të stresuar dhe kanë hallin e familjes, të burgut. Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë.

Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije. Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda. Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe një njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë.

Janë dy kërkesa: është të kthehen në punë shokët, u pushuan 5 veta dhe sot e çuan në 0 pushimin nga puna të punonjësve. Ne kemi një kontratë kolektive dhe këtë e kanë edhe fqinjët, ne kërkojmë që kjo kontratë të rikthehet. Ne kërkojmë të rikthejnë kontratën dhe t'i përmbahen”, u shpreh kontrollori ajror, Andel Trebicka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco