Rama shtyu gazetaren, reagon Albana Vokshi: Ky është fundi i një politikani

Rama shtyu gazetaren, reagon Albana Vokshi: Ky është fundi i një politikani

15:08, 13/03/2021
A+ Aa A-

Pas sjelljes anormale të kreut të qeverisë i cili shtyu një gazetra gjatë ditës së sotme ka reaguar ish deputeteja demokrate Albana Vokshi.

“Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan”, thuhet ne ragimin e ish deputetes.

Ja reagim i ish-Kryetares se Komisionit te Medias Albana Vokshi.

Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli13/03/2021 15:38

Ajo gazetarja pa maske , duhet te kerkoje ndjese publike , Rama çuditerisht e largoi me shume takt se ajo duhe larguar me buje te madhe , ne kete kohe kur ligji gjobit çdo qytetar pe mask kjo gazetarja sfidon ligjin dhe rrezikon shendetin e te tjereve...

Shto koment

Denonco