Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nuk guxoi në Bruksel, Rama përgënjeshtron nga Tirana Josip Borrell për listat e deputetëve

Nuk guxoi në Bruksel, Rama përgënjeshtron nga Tirana Josip Borrell për listat e deputetëve

14:42, 02/03/2021
A+ Aa A-

Në takimet e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, u trajtua edhe çështja e nxehtë e shmangies së pranisë në listat e kandidatëve të personave me rekorde kriminale në të kaluarën  e tyre ishte gjithashtu në fokus të takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri, të zhvilluar të hënën në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e Jashtme Josep Borell u bëri thirrje forcave politike të Shqipërisë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, që  ‘të bëjnë ?mos për të siguruar që në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare e 25 Prillit të ketë njerëz me integritet’.

Borel theksoi se dekriminalizimi i listave, ‘është tregues i rëndësishëm që Shqipëria dëshiron vërtet të luftojë korrupsionin’.

Ai e cilësoi luftën kundër korrupsionit, ‘një ndër  aspektet dhe përparësitë kyçe për Shqipërinë dhe demokracinë funksionale’.

Por pa kaluar as 24 orë nga kjo, Edi Rama, ditën e sotme e ka injoruar hapur thirrjen dhe shqetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borell dhe ka hedhur krejësisht poshtë deklaratat e tij.

Në konferencën e përjavshme me temë ‘Ekonomia në Fokus’ këtë të martë, Rama tha se nuk ka dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi, vetëm vlerësime pozitive për Shqipërinë.

 ‘Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur, siç kërcet një derë e vjetër në sallë kur luhet një koncert, ka qenë ndërhyrja e gazetares Erisa Zykaj’, tha Rama.

Gjithashtu ai i cilësoi pyetjet e gazetarëve, nëse ndjeu apo jo përgjegjësi ndaj kërkesës së zyrtarëve europianë për kandidatë me integritet, ai këngë të padurueshme.

‘Nuk duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj balte ku zhysim përditë njëri-tjetrin sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë dhe të fundit ata që bëjnë ligjet. Janë njerëz të nderuar dhe respektuar. Kush e bëri reformën në drejtësi? Kush o ka bërë të gjitha reformat? Çfarë do me thënë kjo? Është e tepërt. Nuk kam fjalë për këtë’, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ledi02/03/2021 22:01

Ku jane rezultatet e reformes ne drejtesi? Sa zyrtare te korruptuar kane rene ne rrjeten e SPAK-ut? SPAKu po majmet me rrogat e larta dhe as ka ndermend te arrestoje ndonje zyrtar hajdut, qe gjenden kudo....Cfare reforme tjeter. Kur u ngriten studentet, mblodhi rektoret dhe numeroi gabimet dhe korrupsionet. Askujt nuk i hyri asnje gjemb ne kembe. Vetem Koni nuk kandidoi per rektor. Rektoret e tjere, te zgjedhur ne menyren me jodemokratike, "Bejne dasem" dhe mbushin xhepat cdo dite. Edhe nese Europa sillet disi bute, kjo eshte thjesht demokratike. Te kishte ndonje mendje tjeter, ia kishte hapur deren me kohe....

Saimir02/03/2021 19:34

Nuk e di pse e presin ne BE ?? Ky eshte kimjongu i Europes. E masakron she telendisi ket popull ne ate pike sa shqiptaret nuk do ta llogarisin ma as jeten e fmijve. Ky flet sikur 8 vjet e ka pas qerrevin lzhk. E ky do baje mrekulline. Te gjitha i ka ne do te....do te.... mashtrus klasik e kriminel. Nje familje shqiptare 50 euro ne muaj ndihme ekonomike. Kaq duhet te vlersojne nderkombtaret jo nderkombtaret. Si largohet nje shtet europian nga konventa nderkombtare per te drejtat e njeriut. Sanksionet duhet te jene ma te portat deri tani

Shto koment

Denonco