Znj. Adriana Kalaja nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e ka mbyllur sot protestën para bashkisë së Tiranës me një paralajmërim për Policinë e Tiranës.
Kalaja tha: “Ne do të vijmë këtu edhe të premten tjetër, do të jemi edhe me fuqishëm, edhe më shumë dhe nuk e kemi problem.
Policia e Shettit e pa shumë mirë që nëse do populli nuk ka zinxhirë dhe hekura që e mban. Ju siguroj që çdo lëndë, çdo fishekzjarr, çdo mollë e hedhur tek bashkia, nuk është hedhur ndaj jush, por si reagim ndaj korrupsionit, vjedhjes, ndaj abuzimit me të drejtat tona.
I bëj thirrje Policisë, çojeni deri në fund misionin tuaj dhe mos guxoni që pas protestës të vërshoni në shtëpitë e protestuesve për t’i ndaluar dhe arrestuar.
Ju e keni parë që me gjithë urdhrat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës, gjykata i ka liruar sepse nuk ka drejtësi që të mbajë të arrestues një protestues. Protestuesin e mbron ligji, e mbron Kushtetuta. Ju bëj thirrje të gjithëve që të vini edhe të premten tjetër."
© SYRI.net