12 mjekë për 10 mijë banorë! - Basha veçon njërin prej 100 dështimeve të Ramës

12 mjekë për 10 mijë banorë! - Basha veçon njërin prej 100 dështimeve të Ramës

09:46, 27/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nxjerrë në pah sot një nga 100 dështimet e Kryeministrit Edi Rama të këtyre tetë viteve, që sidomos në kushtet e pandemisë po i kushton rëndë vendit.

“12 mjekë për 10 mijë banorë” ka shkruar Basha në Instagram. Kryetari i PD-së ndërkohë ka evidentuar ditët që kanë mbetur deri në ndryshimin e pritshëm në zgjedhjet parlamentare: “56 ditë deri më 25 prill”!

Dhe ngre një pyetje për “100 dështimet e Ramës në 8 vite”: Sa është numri i mjekëve për 10 mijë banorë në Shqipëri? 12 apo 23?” E po vetë jep përgjigjen :” 12 mjekë për 10 mijë banorë”!

Përgjigjen e tij, Basha e ka mbështetur me fakte,  në një raport të fundit të publikuar nga revista e mirënjohur ekonomike Monitor, në artikullin me titull: “Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco