‘Vëllai i deputetit të PS dëmton mjedisin dhe shmang detyrimet’/ Këlliçi: KÇK si farefis nën mbrojtjen e Policisë

‘Vëllai i deputetit të PS dëmton mjedisin dhe shmang detyrimet’/ Këlliçi: KÇK si farefis nën mbrojtjen e Policisë

21:15, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër skandal nga ana e Bashkisë Tiranë dhe firmës private të vëllait të deputetit të PS Xhemal Qefalia.

‘Tek Uzina e Traktorëve po hapet një gropë pallati nga Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias. Ky i fundit pronar i firmës Al-Point shpk dhe vëlla i deputetit Xhemal Qefalia. Mbetjet e gropës i hedhin në Farkë! Si rregull, një firmë ndërtimi duhet t'i depozitojë dherat në vendin e përcaktuar nga Bashkia Tiranë kundrejt tarifës 10 mijë lekë të vjetra për ton, pra vetëm për një kamion duhet të paguajë tarifën 200 mije lekë të vjetra’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

KÇK si farefis!

Tek Uzina e Traktorëve po hapet një gropë pallati nga Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias. Ky i fundit pronar i firmës Al-Point shpk dhe vëlla i deputetit Xhemal Qefalia. Mbetjet e gropës i hedhin në Farkë! Si rregull, një firmë ndërtimi duhet t'i depozitojë dherat në vendin e përcaktuar nga Bashkia Tiranë kundrejt tarifës 10 mijë lekë të vjetra për ton, pra vetëm për një kamion duhet të paguajë tarifën 200 mije lekë të vjetra. Firma Al-Point shpk i depoziton ato, në kundërshtim me ligjin, në territorin e Nj.A Dajt, për të shmangur pagesat. Kjo shkelje dëmton mjedisin dhe bëhet nën mbrojtjen e Policise së Shtetit, asaj bashkiake dhe IMT-së. Vetëm këto tri net kanë shmangur 80 milionë lekë të vjetra detyrime ndaj bashkisë!

E keni dëgjuar ndonjëherë shokun Xhemal të thotë ndonjë gjë të mençur?

KÇK edhe 57 ditë. Deri më 25 prill!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco