Basha: Shqiptarët në borxhe për tu trajtuar nga Covidi, Rama u dha 2 mln euro inceneratorëve

Basha: Shqiptarët në borxhe për tu trajtuar nga Covidi, Rama u dha 2 mln euro inceneratorëve

17:37, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në takimin me mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha ndër të tjera se ndërsa shqiptarët janë zhytur në borxhe për të marrë trajtim anti-Covid, Rama u dha 2 milion euro inceneratorëve.

Heroizmi i mjekëve shqiptarë, i pakrahasueshëm. Qeveria, e interesuar të vendosë qytetarët në konflikt me mjekët. Rama na renditi të tretët në botë për numrin e vdekjeve nga COVID. Edi Rama, i vetmi që nuk po bën detyrën e tij. Nuk mund të lë mënjanë krizën financiare që ka shkaktuar keqmenaxhimi i pandemisë. Sondazhet, propozimi ynë i shtatorit nuk u zbatua. Shqiptarët zhyten në borxhe për të marrë trajtimin anti-COVID. Vetëm këto dy muaj, Rama u dha 2 milion euro inceneratorëve.

Shqiptarët dhe mjekët sot kacafyten sepse qeveria e Ramës i ka lënë në mëshirë të fatit. Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve.

Fshehja e statistikave nga qeveria, vepër penale

                                                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco