Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: Lutemi edhe për ata që i mbijetuan tragjedisë së kohërave tona

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: Lutemi edhe për ata që i mbijetuan tragjedisë së kohërave tona

08:34, 27/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Kujteses, shprehet si i bashkohet lutjeve për miliona viktimat e Holokaustit. Po ashtu, kreu i shtetit në një postim në Facebook, shkruan se i bashkohet lutjeve edhe për ata që i mbijetuan “tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona.”

Meta kujton se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, “ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.”

Ndihemi krenarë, shton kreu i shtetit, “dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes.”

Ja postimi i plotë:

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.”

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco