Përgjimet e Ndrangheta-s/ Ambasadori italian: Institucionet të hetojnë të pavarur

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Ambasadori italian: Institucionet të hetojnë të pavarur

20:49, 25/01/2021
A+ Aa A-

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci ka reaguar pas përgjimeve të Ndraghetës.

Bucci thotë se gjyqtarët duhet të bëjnë punën vet në mënyrë të pavarur. Ai bën apel që të gjithë të angazhohen në  luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura.

“Italia është e do të jetë gjithmonë përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.

Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan ambasadori italian pas debatit të ndezur në vendin tonë për përgjimet në Itali”, shkruan Bucci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco